Montues skelash
Kodi Shqiptar i Profesionit
7119 - Punëtorë ndërtimi të pa klasifikuar diku tjetër
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
41.2 – Construction of residential and non-residential buildings
Fjalë Kyçe
Ndërtim, skela, montim, struktura ndërtimi, konstruksion
Përshkrim i përgjithshëm
Montuesi i skelave monton, çmonton dhe transformon lloje të ndryshme skelash që mundësojnë punë të sigurt brenda një kantieri ndërtimi. Veprimtaria duhet të kryhet në siguri të plotë dhe duke ndjekur librezën e autorizimit të skelës ose planit të montimit, përdorimit dhe çmontimit të skelës të hartuar sipas ligjit nga punëdhënësi ose projektuesi. Skelat mund të kenë një strukturë fikse prej druri ose metali me morsetë dhe tuba, parafabrikat ose skelë e levizshme me rrota. Mund të përdoren vetëm ato skela, ndërtimi, tregtimi dhe përdorimi i të cilave është i autorizuar nga autoriteti përkatës në vend.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Montuesi i skelave duhet të jetë në gjendje të kryejë inspektimin dhe përgatitjen e kantierit dhe këtu përfshihen këto veprimtari:
- Të njohë veçoritë e kantierit (leximin e planeve, vizitë në kantier)
- Të kontrollojë zonat ku do të vendosen skelat për të vlerësuar qëndrueshmërinë e sipërfaqes mbështetëse.
- Të zgjedhë bashkë me mbikëqyrësin e ndërtimit llojin e skelës që do të montohet
- Të kryejë matjet për skelën që do të ngrihet
- Nëse është e nevojshme, të mundësojë qasjen për automjete
- Të instalojë barriera mbrojtëse dhe sinjalizues rreziku për të garantuar sigurinë maksimale
- Të kontrollojë librezën me autorizim ministror të elementëve të skelës
- Të përcaktojë sasinë e tubave, skelave, dërrasave prej druri etj. të nevojshme për punën që do të kryhet
- Të identifikojë nevojën për elektricistë, muratorë dhe punëtorë të zanateve të tjera
- Të organizojë punën duke përgatitur mjetet dhe duke planifikuar veprimtaritë
Montuesi i skelave duhet të të jetë në gjendje të kryejë fazat e montimit, çmontimit dhe transformimit të skelave dhe këtu përfshihen këto veprimtari:
- Të lexojë dhe interpretojë planin dhe projektin e skelës
- Të përgatitë bazat mbështetëse për skelat, bashkueset e skelave në fasada, strukturat mbështetëse dhe të sigurisë.
- Të ngarkojë dhe/ose shkarkojë materialet në kamion duke i siguruar ato sipas kritereve të përcaktuara profesionale dhe duke zbatuar me saktësi teknikat për lëvizjen e sigurt të ngarkesave.
- Të montojë platformat dhe urat lidhëse
- Të realizojë ngritjen e strukturave mbështetëse specifike për ndërtimin e urave dhe strukturave të tjera të veçanta
- Të kontrollojë në fund të procesit të montimit, pikat e sigurisë sipas standardeve, vidat për skela, rrjetat mbrojtëse, parapetet, hyrjet dhe bazamentin.
- Të mbulojë skelën duke vendosur fije metalike të fiksuara në tuba
- Të zbatojë saktë teknikat e shtrëngimit dhe zhvidhosjes së morsetave
- Të implementojë ose reduktojë strukturën e skelave sipas nevojave dhe udhëzimeve të marra
- Të kontrollojë cilësinë e punës së kryer
- Të çmontojë strukturata në përfundim të punimeve

Njohuritë e nevojshme
Montuesi i skelave duhet të ketë njohuri në lidhje me temat e mëposhtme:
Kushtet e lejuara të ngarkesës
Pajisjet mbrojtëse personale për mbrojtjen nga rënia: përdorimin, karakteristikat teknike, mirëmbajtjen, jetëgjatësinë dhe ruajtjen
Elementet e vizatimit teknik
Elementet e menaxhimit të urgjencës dhe shpëtimit
Elementet e statikës
Elementet e teknologjisë së materialeve në ndërtim
Librezat e autorizimit ministror të skelave
Rregulloret e sigurisë në ndërtimit
Legjislacionin për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve në të gjithë sektorët e veprimtarisë private apo publike
Organizimin e kantiereve të ndërtimit
Planin e montimit, përdorimit dhe çmontimit të sigurt
Teknikat e planifikimit të veprimtarive
Llojet e morsetave
Llojet e kangjellave të sigurisë
Llojet dhe karakteristikat e materialeve të ndërtimit
Llojet dhe modelet e skelave të autorizuara
Llojet dhe modelet e niveleve të autorizuara
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
- Të zbatojë procedurat për verifikimin e librezës së autorizimit ministror të skelave
- Të zbatojë metoda të verifikimit dhe kontrollit të sipërfaqes mbështetëse të skelës
- Të zbatojë procedurat për zbatimin e planit të montimit, përdorimit dhe çmontimit të sigurt
- Të zbatojë procedurat e sigurisë në kantieret e ndërtimit
- Të zbatojë teknikat e ngarkimit/shkarkimit të materialit
- Të zbatojë teknikat e kontrollit të konformitetit të materialeve të ndërtimit
- Të zbatojë procedurat e kontrollit të konformitetit së punës së ndërtimit
- Të zbatojë procedurat e kontrollit të cilësisë në kryerjen e punimeve
- Të zbatojë procedurat e montimit me çikrik
- Të zbatojë procedurat për mirëmbajtjen e skelave
- Të zbatojë teknikat e montimit të skelave prej druri
- Të zbatojë teknikat e montimit, çmontimit dhe transformimit të llojeve të ndryshme të skelave
- Të zbatojë teknikat e planifikimit të veprimtarive
- Të zbatojë teknikat e vendosjes së morsetave
- Të përdorë pajisje mbrojtëse personale
- Të përdorë mjete raportimi
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Montuesi i skelave punon në sektorin e ndërtimit brenda kantiereve, i punësuar nga shoqëri ndërtimi ose shoqëri të specializuara në montimin e skelave të përmasave të ndryshme. Mund të punojë dhe si i vetëpunësuar. Ai raporton te menaxheri ose tekniku i kantierit të shoqërise. Puna kryhet në kantier ndërtimi gjatë ditës. Veprimtaria e tij nënkupton përpjekje të vazhdueshme fizike dhe ngarkesa në lartësi të mëdha dhe në sipërfaqe të ngushta dhe relativisht të lëvizshme. Kërkohet përdorimi i pajisjeve për parandalimin e aksidenteve dhe respektimi i standardeve të posaçme të sigurisë për kantieret e ndërtimit dhe për punimet në lartësi.
Kërkesat për hyrje në profesion
Nevojitet kualifikim profesional dhe një përvojë e mirë pune në sektor.
Kualifikimet e nevojshme profesionale
Kualifikime profesionale në nivelin III të KSHK-së. Diplomë e arsimit të mesëm profesional në fushën e ndërtimit ose nga fakultetet e ndërtimit në universitete. Kurse të formimit profesional nga ofrues të njohur nga Ministria e Punës.
Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Shkollat Profesionale të Ndërtimit
Fakultetet e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Ofrues të licencuar/akredituar
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Kërkesa për këtë profesion është e lartë, sidomos për njerëz me kompetencë profesionale të dëshmuar.
Niveli i pagës bruto
Fillon me 70.000 lekë (i ndryshueshëm në varësi të vendit)
Mundësitë për karrierë
Në këtë profesion mund të hysh si ndihmës i një kolegu me përvojë më të gjatë. Me kualifikime mund të arrihet në pozicione si drejtues grupi ose drejtues zbatues i projektit të montimit të skelës. Profesionistët e suksesshëm zgjedhin edhe të punojnë me porosi e projekte e të mos jenë në punësim të vazhdueshëm.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al