Dentist
Kodi Shqiptar i Profesionit
2261 – Dentistë
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Specialiste të tjerë të shëndetësisë (ISCO 226)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Aktivitete të shëndetit (NACE 86)
Fjalë Kyçe
Dhëmbë, shëndet i gojës
Përshkrim i përgjithshëm
Dentisti diagnostikon, trajton dhe parandalon sëmundje, dëmtime, parregullsi dhe keqformime të dhëmbëve, gojës, nofullës dhe indeve të tjera të lidhura me to, duke aplikuar parimet dhe procedurat e stomatologjisë moderne. Ai përdor një gamë të gjerë teknikash të specializuara diagnostikuese, kirurgjikale dhe të tjera për të promovuar dhe restauruar shëndetin e gojës. Ai mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione kërkimore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime dentare apo të vetë-punësohet.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Diagnostikon sëmundje, dëmtime, parregullsi dhe keqformime të dhëmbëve, të pjesëve të tjera të gojës dhe të nofullës. Përdor lloje të ndryshme metodash diagnostikuese si radiografi, teste të pështymës etj. Konsultohet me historikun e të dhënave mjekësore të pacientit për të kryer diagnostikimin e mëtejshëm. Ofron këshilla dhe kujdes parandalues për problemet e shëndetit oral. Kryen administrimin e anestezisë për të kufizuar dhimbjet e pacientët gjatë procedurave. Përshkruan mjekime për lehtësimin e dhimbjeve pas procedurave. Kryen riparimin e dhëmbëve të dëmtuar. Ofron kujdes oral restaurues si: implante, restaurimin e kurorës dhe ura fikse. Kryen trajtime kirurgjikale si: ekstraktimin e dhëmbëve, biopsi të indeve etj. Restauron funksionalitetin oral me anë të protezave orale fikse ose të lëvizshme.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të diagnostikojë sëmundje, dëmtime, parregullsi dhe keqformime të dhëmbëve, të pjesëve të tjera të gojës dhe të nofullës. Të përdorë lloje të ndryshme metodash diagnostikuese si radiografi, teste të pështymës etj. Të regjistrojë historikun e të dhënave mjekësore të pacientit. Të konsultohet me historikun e të dhënave mjekësore të pacientit për të kryer diagnostikimin e mëtejshëm. Të ofrojë këshilla dhe kujdes parandalues për problemet e shëndetit të gojës. Të kryejë administrimin e anestezisë për të kufizuar dhimbjet e pacientët gjatë procedurave. Të përshkruajë mjekime për lehtësimin e dhimbjeve pas procedurave. Të kryejë riparimin e dhëmbëve të dëmtuar. Të ofrojë kujdes oral restaurues si: implante, restaurimin e kurorës dhe ura fikse. Të kryejë trajtim ortodontik dhe protetik të pacientëve. Të kryejë trajtime kirurgjikale si: ekstraktimin e dhëmbëve, biopsi të indeve etj. Të kryejë dizenjimin, prodhimin dhe përshtatjen e pajisjeve protetike si: telat dentare, urat dhe protezat. Të shkruajë instruksione prodhimi për teknikët e protetikës dentare. Të restaurojë funksionalitetin oral me anë të protezave orale fikse ose të lëvizshme. Të asistojë në diagnostikimin e sëmundjeve që kanë shfaqje simptomash në gojë si p.sh. diabeti. Të edukojë pacientët dhe familjarët mbi higjienën e gojës, ushqimin dhe masa të tjera të kujdesit për shëndetin e gojës. Të kryejë kërkime mbi shëndetin e gojës dhe shërbimet mjekësore për njerëzit. Të komunikojë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë. Të mbikëqyrë punën e higjienistëve dentarë, asistentëve dentare dhe personelit tjetër mbështetës. Të zbatojë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit. Të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Dentisti angazhohet në kuadrin e marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin ose vetëpunësohet. Orari i punës aplikohet në përputhje me kodin e punës. Dentisti duhet përdorë pajisjet e nevojshme sipas llojit të nderhyrjes dhe mjete te tjera ndihmëse të punës.

Kërkesat për hyrje në profesion

Kërkohet të ketë diplomë universitare. Të jetë i regjistruar te Urdhri i Stomatologut. Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kërkohet të ketë diplomë universitare. Të jetë i regjistruar te Urdhri i Stomatologut. Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Fakulteti i Mjekësisë Dentare (Stomatologji)
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Ekziston një kërkesë e qëndrueshme në treg për këtë profesion.
Mundësitë për karrierë
Mund të hyjë në profesion si praktikant apo ndihmës. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një dentist mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e mjekësisë. Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: dentist peridentist, kirurgji goje, pedodentist, dentist prostodentist, dentist vënie dhëmbësh, kirurg dentar, përgatitës protezash, endodontist, patolog oral, stomatolog.
Adresa të dobishme
http://ussh.org.al/; http://shendetesia.gov.al/; www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al