Arkitekt për ambientet e brendshme
Kodi Shqiptar i Profesionit
2161.03 Arkitekt për ambientet e brendshme
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
3432 Interior Designers and Decorators
Fjalë Kyçe
Arkitekt, mobilim, interier
Përshkrim i përgjithshëm
Bazuar në specifikimet mjedisore dhe nevojat e klientëve, arkitekti për mjediset e brendshme harton dhe krijon mobilime të brendshme në shtëpi, zyra dhe rregullime e mobilime publike të jashtme në parqe, kopshte dhe peizazhe urbane, shpesh duke përdorur mjete informatike. Ai kryen dizajnin e mobiljeve bazuar në strukturat ekzistuese dhe duke hartuar e një skeme dekorative që plotëson arkitekturën, duke u kujdesur edhe për dizajnin ekzekutiv. Ai është në gjendje të krijojë atmosfera me ndikim vizual, me një vëmendje të veçantë ndaj materialeve, ngjyrave, detajeve teknike dhe estetike.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Arkitekti për mjediset e brendshme duhet të jetë në gjendje të mbledhë të dhëna dhe kryejë studime për hapësirat e përfshira në projektin e mobilimit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: kryen mbledhjen e të dhënave dhe dokumentimin përpara fazës së projektimit; harton raportin teknik mbi fizibilitetin e projektit të mobilimit; kryen matje dhe vlerësime metrike të hapësirave të përfshira në projekt; studion karakteristikat, funksionet, pozicionimin e hapësirave që do të projektohen; analizon metodat dhe llojet e ndërhyrjeve që janë zbatuar me kalimin e kohës; përpunon një projekt paraprak për të identifikuar linjat e udhëzimeve me klientin; kyen paraqitjen grafike të të dhënave të mbledhura, në letër ose paraqitje multimediale; bën një vlerësim të kohës, kostove dhe materialeve.
Arkitekti për mjediset e brendshme duhet të jetë në gjendje të realizojë projektimin ekzekutiv të hapësirave që do të mobilohen dhe këtu përfshihen këto veprimtari: përpunon një projekt të përgjithshëm për të përcaktuar udhëzimet me klientin, duke përdorur gjithashtu softuer të veçantë (pamje tredimensionale në kënde të ndryshme, duke shtuar/fshirë elementë, etj.); përgatit shpërndarjen e hapësirave të brendshme; përcakton strukturën e përgjithshme të mjediseve të brendshme; kryen një studim ergonomik dhe antropometrik të temave individuale; zgjedh dhe pozicionon sistemet e ndryshme (termo-hidraulike, elektrike, etj.); zgjedh materialet; studion ndriçimin e mjediseve të jashtme dhe të brendshme, duke theksuar rolin që luan në modelimin e hapësirave; zgjedh mobiljet dhe i poziciononon ato; kombinon materiale të ndryshme (mermere, gurë, llaç, suva, llaç, terrakota dhe materiale joporoze), duke njohur përbërësit e tyre fiziko-kimikë.
Njohuritë e nevojshme
Arkitekturën e mjediseve të brendshme, kompozimin arkitektonik, mobilimin, elementet e kontabilitetit të kostove, elementet e dizajnit të brendshëm, elementet e ndriçimit, elementet e historisë së mobilimit, materialet e mobilimit, metodat e paraqitjes grafike dhe simulimit tredimensional, rregulloret në ndërtim, teknikat e përgatitjes së faturave; teknologjitë e sektorit të mobilimit; tendencat e dizajnit; tendencat e mobilimit; llojet dhe karakteristikat e materialeve të ndërtimit.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë teknikat e analizës së kostos
Të zbatojë teknikat e përpunimit të të dhënave mbi karakteristikat e ndërtimit
Të zbatojë teknikat për mbledhjen e të dhënave arkitektonike
Të zbatojë teknikat e raportimit teknik në arkitekturë
Të zbatojë teknikat e dizajnit
Të zbatojë teknikat e vizatimit teknik
Të zbatojë teknikat e modifikimit grafik të mobilieve
Të zbatojë teknikat e projektimit të aksesorëve të mobilimit
Të zbatojë teknikat e projektimit të instalimeve elektrike
Të zbatojë teknikat e paraqitjes së dizajnit të arkitekturës së brendshme
Të përdorë softuer për dizajnin dhe planifikimin
Të përdorë softuer për rendering (3D ose të ngjashëm)
Të përdorë instrument dixhitale matës në ndërtim
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Punon në kompani prodhuese, kompani shpërndarjeje, firma artizanale, studio profesionale, pika shitjeje dhe dyqane mobiliesh. Ai ndërvepron me klientin dhe me specialistë/artizanlë nga sektorët e produkteve të furnizimit, duke bashkërenduar punën e tyre.
Kërkesat për hyrje në profesion
Nuk ka kërkesa të veçanta përveç rasteve kur pozicioni është i lidhur me një përgjegjësi ligjore
Kualifikimet e nevojshme profesionale
Kualifikime profesionale në nivelin V të KSHK-së. Kurse universitare ose teknike në dizajn civil ose arkitekturë dhe çdo specializim tjetër në arkitekturë për mjediset e brendshme
Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Universitete publike e private, zakonisht në fakultetet e arkitekturës apo të dizajnit
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Kërkesat dhe pritshmëritë për rritjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mjediseve private ose publike bëjnë që të rritet edhe nevoja për cilësi dhe krijimtari nga arkitektët e brendshëm dhe teknikët e mobilimit. Profesionistët e suksesshëm do të dallohen nga aftësitë e tyre për të kuptuar mirë nevojat e shprehura dhe të pashprehura të klientit me krijimtarinë e tyre teknike dhe estetike dhe me mundësitë e teknologjisë dhe të materialeve.