Bojaxhi
Kodi Shqiptar i Profesionit
713 Bojaxhinj, pastrues të strukturave të ndërtesave dhe zanatçinj të lidhura me to
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
713 – Painters,Building Structure Cleaners and Related Trades Workers
Fjalë Kyçe
Bojë, bojaxhi, lyerje, ndërtim
Përshkrim i përgjithshëm
Bojaxhiu kryen stukimin, suvatimin, dhe lyerjen, duke përdorur teknika të ndryshme dhe duke punuar në materiale të ndryshme (suva, dru, metal), në objekte të vogla, ndërtesa që do të restaurohen ose ndërtesa të reja. Krijon dhe realizon zbukurime dhe piktura murale, si dhe prodhon dhe aplikon objekte dekorative.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Bojaxhiu duhet të jetë në gjendje të përgatitë për lyerje ose zbukurim sipërfaqet e shtëpisë ose sipërfaqe të tjera më të vogla dhe këtu përfshihen këto veprimtari: kryen ekzaminimin e sipërfaqeve dhe elementeve ekzistuese, duke interpretuar gjendjen dhe shkaqet e mundshme të dëmtimit, duke respektuar udhëzimet grafike dhe të projektimit për ndërhyrje ose restaurim; grryen bojën, stukimet e dëmtuara, çarjet dhe gropat, mbyll krisjet me llaç, bën trajtime kundër mykut dhe lagështirës, si dhe trajtimin paraprak të sipërfaqeve të vjetra ose të reja; kryen stukimin dhe mbylljen e çarjeve duke respektuar kohën e tharjes së materialeve të përdorura; zbaton trajtime mbrojtëse për sipërfaqet dhe elementet e ristauruara; përshtat larjet, trajtimet, punimet dhe proceset ndihmëse me natyrën e strukturës dhe gjendjen në të cilën ndodhet; përdor si duhet mjetet, substancat dhe produktet që nevojiten për të kryer punën; organizon punën duke përgatitur mjetet dhe duke planifikuar rradhën e punës.
Bojaxhiu duhet të jetë në gjendje të lyejë ose zbukurojë sipërfaqe dhe këtu përfshihen këto veprimtari: vendos pajisjet për përdorim të përkohshëm (skela etj.), në funksion të lyerjes ose zbukurimit; zgjedhë teknikat më të përshtatshme të përgatitjes dhe përfundimit të punës që do të kryhet, duke respektuar kohët e tharjes së materialeve ose produkteve që do të përdoren; njeh dhe vlerëson mbështetëset mbi të cilat do të veprojë, përcakton karakteristikat e tyre fiziko-mekanike dhe identifikon teknologjinë e dekorimeve të mëparshme në mënyrë që të mos dëmtojë strukturën; kryen lyrjen, duke përzier ngjyrat e ndryshme derisa të riprodhohet ngjyra e dëshiruar, përdor teknikat e përshtatshme për punën që duhet kryer dhe pastron sipërfaqet; lyen/ stukon/ llakon /smalton sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme të ndërtesave, dyerve dhe dritareve dhe strukturave prej druri, metali dhe plastike, mobilje dhe aksesorë mobilimi; identifikon nuancat dhe tonalitetet e ndryshme të ngjyrës në lidhje me llojin e strukturës mbështetëse dhe dritës; përfundon lyerjen me llak ose dyllë mbrojtës; kontrollon cilësinë e punës së kryer; dhe mbylljen e çarjeve duke respektuar kohën e tharjes së materialeve të përdorura; zbaton trajtime mbrojtëse për sipërfaqet dhe elementet e ristauruara; përshtat larjet, trajtimet, punimet dhe proceset ndihmëse me natyrën e strukturës dhe gjendjen në të cilën ndodhet; përdor si duhet mjetet, substancat dhe produktet që nevojiten për të kryer punën; organizon punën duke përgatitur mjetet dhe duke planifikuar rradhën e punës.
Bojaxhiu duhet të jetë në gjendje të lyejë ose zbukurojë sipërfaqe dhe këtu përfshihen këto veprimtari: vendos pajisjet për përdorim të përkohshëm (skela etj.), në funksion të lyerjes ose zbukurimit; zgjedhë teknikat më të përshtatshme të përgatitjes dhe përfundimit të punës që do të kryhet, duke respektuar kohët e tharjes së materialeve ose produkteve që do të përdoren; njeh dhe vlerëson mbështetëset mbi të cilat do të veprojë, përcakton karakteristikat e tyre fiziko-mekanike dhe identifikon teknologjinë e dekorimeve të mëparshme në mënyrë që të mos dëmtojë strukturën; kryen lyrjen, duke përzier ngjyrat e ndryshme derisa të riprodhohet ngjyra e dëshiruar, përdor teknikat e përshtatshme për punën që duhet kryer dhe pastron sipërfaqet; lyen/ stukon/ llakon /smalton sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme të ndërtesave, dyerve dhe dritareve dhe strukturave prej druri, metali dhe plastike, mobilje dhe aksesorë mobilimi; identifikon nuancat dhe tonalitetet e ndryshme të ngjyrës në lidhje me llojin e strukturës mbështetëse dhe dritës; përfundon lyerjen me llak ose dyllë mbrojtës; kontrollon cilësinë e punës së kryer;
Njohuritë e nevojshme
Elementet e vizatimit teknik; elementet e teknologjisë së materialeve të ndërtimit; izolatorët dhe veshjet mbrojtëse; materialet për llakimin e sipërfaqeve; rregulloret për sigurinë në ndërtim; ligjin për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e punëtorëve në të gjithë sektorët e veprimtarisë private ose publike; organizimin e kantiereve të ndërtimit; proceset e punës në ndërtim; produktet e bojës; produktet për stukim; reagimet e materialeve ndaj bojës; smaltin sintetik; teknikat e dozimit të konglomeratit (rërë, çimento, aditivë, ...); teknikat e vendosjes së letrës së murit; teknikat e planifikimit të veprimtarisë; teknikat e lyerjes me bojë; teknikat e lyerjes dhe lëmimit; llojet dhe karakteristikat e materialeve të ndërtimit.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë procedurat e kontrollit të pajtueshmërisë me rregullat e punës në ndërtim
Të zbatojë procedurat e sigurisë në kantieret e ndërtimit
Të zbatojë procedurat e kontrollit të cilësisë në ekzekutimin e punimeve në ndërtim
Të zbatojë teknikat e vendosjes së skelave
Të zbatojë teknikat e kontrollit të pajtueshmërisë me rregullat për materialet e ndërtimit
Të zbatojë teknikat e ngjitjes së materialeve për veshjen e sipërfaqeve
Të zbatojë teknikat e stukimit të mureve
Të zbatojë teknikat e aplikimit të dyllit
Të zbatojë teknikat e dekorimit të sipërfaqeve të lyera
Të zbatojë teknikat e lyrjes përfundimtare dhe mbrojtjes së sipërfaqes
Të zbatojë teknikat e fiksimit të ngjyrave
Të zbatojë teknika të rregullimit të ngjyrave me një sistem ngjyrimi
Të zbatojë teknikat e planifikimit të punës
Të zbatojë teknikat e veshjes së mureve
Të zbatojë teknikat e lyerjes
Të përdorë pajisje mbrojtëse personale Të zbatojë procedurat e kontrollit të pajtueshmërisë me rregullat e punës në ndërtim
Të zbatojë procedurat e sigurisë në kantieret e ndërtimit
Të zbatojë procedurat e kontrollit të cilësisë në ekzekutimin e punimeve në ndërtim
Të zbatojë teknikat e vendosjes së skelave
Të zbatojë teknikat e kontrollit të pajtueshmërisë me rregullat për materialet e ndërtimit
Të zbatojë teknikat e ngjitjes së materialeve për veshjen e sipërfaqeve
Të zbatojë teknikat e stukimit të mureve
Të zbatojë teknikat e aplikimit të dyllit
Të zbatojë teknikat e dekorimit të sipërfaqeve të lyera
Të zbatojë teknikat e lyrjes përfundimtare dhe mbrojtjes së sipërfaqes
Të zbatojë teknikat e fiksimit të ngjyrave
Të zbatojë teknika të rregullimit të ngjyrave me një sistem ngjyrimi
Të zbatojë teknikat e planifikimit të punës
Të zbatojë teknikat e veshjes së mureve
Të zbatojë teknikat e lyerjes
Të përdorë pajisje mbrojtëse personale
Të përdorë produkte për përgatitjen e sipërfaqeve për t'u lyer
Të përdorë mjete për lëmimin e mureve / sipërfaqeve (righe, mistri)
Të përdorë mjete për veshjen e mureve
Të përdorë mjete për lyerjen e murit / sipërfaqes (rrul, furçë, etj.)
Të përdorë mjete për lyerje (kompresor, pistoletë me presion)
Të përdorë mjetet e raportimit
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Bojaxhiu punon në sektorin e ndërtimit, i punësuar kryesisht nga shoqëri ndërtimi të madhësive të ndryshme, nga administrata publike ose si i vetëpunësuar. Gjatë punës ai mund të ekspozohet ndaj pluhurave, bojrave dhe kimikateve të tjera. Ai raporton të drejtuesi i kantierit, tekniku i kantierit, drejtori i zyrës teknike si dhe bashkëpunon me projektuesin dhe furnizuesit. Ai bashkëpunon me profesionistë të tjerë dhe klientë duke rënë dakord për veprimtaritë dhe punët që do kryhen. Puna kryhet në kantierin e ndërtimit ose gjatë ditës te ndërtesa që do të ristrukturohet
Kërkesat për hyrje në profesion
Nuk ka rregullime të posaçme për këtë profesion.
Kualifikimet e nevojshme profesionale
Kualifikime profesionale në nivelin II të KSHK-së.
Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Qendra të formimit profesional. Ose formim në vendin e punës në shoqëri ndërtimi.
Me raste mund të jenë edhe shoqëri të prodhimit të materialeve për lyerje apo shpërndarësit e tyre.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Eshtë veprimtari e lidhur ngushtë me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave. Ky shërbim mbetet vazhdimisht i kërkuar.
Mundësitë për karrierë
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al