Kameraman
Kodi Shqiptar i Profesionit
3521.07 Kameraman
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
J59 Motion picture, video and television programme production, sound recording and music publishing activities
Fjalë Kyçe
Kamera, kameraman, film, filmim, xhirim, operator filmi
Përshkrim i përgjithshëm
Operatori ose kameramani është ai që krijon pamjet e një programi filmik / televiziv duke përdorur kamerën ose videokamerën. Në televizion, ky funksion njihet me emrin e operatorit kur xhirimet në studio bëhen me disa kamera, ose me emrin kameraman, nëse xhirimet bëhen me një aparat të vetëm. Gjatë filmimit, ai është përgjegjës për imazhin: çfarë përfshihet ose përjashtohet nga plani, efektet e dritave, vazhdimësinë e lëvizjeve, dhe ai është i vetmi- përveç regjisorit-, i cili mund të ndërpresë xhirimet, për shembull për shkak të hyrjes së elementeve të paparashikuara. Aftësitë e një kameramani janë të ndryshme, duke nisur nga ato që lidhen me optikën dhe elektronikën, deri te aftësitë teknike fotografike, teknikat e filmimit, elemente mekanike të pajisjeve dhe elemente kimike të zhvillimit. Profesioni kërkon përpjekje fizike të shoqëruar dhe aftësi të mira manuale për të shmangur lëvizje të papritura. Me përhapjen e teknologjisë digjitale, është bërë gjithnjë më e nevojshme që kameramani të fitojë aftësi të reja teknike dhe operacionale edhe në këtë fushë.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Kameramani duhet të jetë në gjendje të kryejë instalimin e pajisjeve për filmime kinematografike/televizive dhe këtu përfshihen këto veprimtari: bashkëpunon me përgjegjësit e programit (producentë, regjisorë, gazetarë, etj.) për stilin e xhirimit, lëvizjet e kamerës, përbërjen e figurës sipas përmbajtjes dhe estetikës së transmetimit; vlerëson dhe propozon përdorimin e mjeteve të ndryshme teknike siç janë shinat, dolly (rrota), koka e komandueshme , kamera dorës, etj; ngarkon filmin, lentet dhe filtrat në kamer duke ndjekur udhëzimet e regjisorit dhe drejtorit të fotografisë (në kontekstin kinematografik); konfiguron kamerën sipas karakteristikave të saj teknologjike; fut kasetën për regjistrim, vendosë lentet, filtrat dhe bën rregullimin e ekspozimit (në kontekstin televiziv); bashkëpunon me ekipin për instalimin e kamerës në mbështetëse ose shina, në vinça, në makina ose në helikopterë, dronë etj ... Kameramani duhet të jetë në gjendje të realizojë filmime kinematografike/televizive dhe këtu përfshihen këto veprimtari: kujdeset për inkuadrimin e planeve (plan i parë,plan amerikan, etj.) dhe kryen rregullimet e nevojshme; realizon filmimet duke shmangur lëvizjet e papritura dhe të lëkundura (të cilat do të ndikonin në cilësinë e filmimit); ndjekë levizjet e objektit ose personit që po filmohet; identifikon dhe fokuson një imazh që ka më shumë rëndësi se një tjetër, duke marrë parasysh rregullat që lidhen me dritën dhe fokusimin; filmon të gjitha skenat, dhe nëse është e nevojshme përsëritë të njëjtat skena disa herë me të njëjtin rigorozitet; rregullon ekspozimin në funksion të ndriçimit të skenave që do të filmohen; In monocamera, konfiguron ekspozimin në funksion të ndriçimit të skenave që do të filmohen.
Njohuritë e nevojshme
Elemente të elektronikës; elemente të fizikës së tingujve; elemente të teknologjisë së ndriçimit; elemente të optikës; fotografinë dhe kompozimin e imazhit; mëyrën e funksionimit të regjisë; zhanret televizive dhe kinematografike; gjuhët televizive dhe kinematografike; mjetet teknike të xhirimit; stilet e regjisë; teknikat e montazhit të videos; teknikat e regjistrimit të zërit; teknikat e xhirimit të videos; teorinë e xhirimit të videos; teorinë dhe teknikën e fotografisë.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë teknikat e përgatitjes së kamerës për filmime kinematografike Të zbatojë teknikat e ngarkimit të shirit të filmit Të zbatojë teknikat e pozicionimit të kamerës Të zbatojë teknikat e konfigurimit të aparatit dixhital Të përdorë mjete për matjen e dritës Të zbatojë teknikat e xhirimit Të përdorë pajisje steady-cam (stabilizues të kamerës). Të përdorë kamera për filmime kinematografike Të përdorë aparat fotografik digjital
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Kameramani gjen punësim në kompani të sektorit audioviziv dhe kinematografik për prodhimin e filmave, lajmeve televizive ose shërbimeve gazetareske. Ai gjithashtu mund të gjejë hapësira pune në fushën e modës dhe reklamave. Në prodhimet kinematografike filmike, ai punon në vendin e xhirimit (i pozicionuar në varësi të rastit, në studio ose jashtë) për televizionin ai punon në studio ose jashtë saj. Ai punon nën drejtimin dhe udhëzimet e regjisorëve, gazetarëve ose drejtorëve të fotografisë me të cilët vendos për përmbajtjen dhe estetikën e transmetimit, stilin e xhirimit, lëvizjet e kamerës dhe kompozimin e figurës. Ai bashkëpunon me operatorët e tjerë që janë pjesë e ekuipazhit: montazhierin, teknikun e zërit (menaxhimin e daljes së zërit), teknikun e mikrofonit (mikrofoni i studios dhe subjekteve) ose operatorin e frekuencës së radios për xhirimet në mjedise të jashtme, si dhe me ekipin e instalimit për vendosjen e kamerës në shina, në vinça, në makina ose në helikopterë Ai përdor pajisje të ndryshme mbështetëse të tilla si shina, rrota, koka e komandueshme dhe lloje të ndryshme të kamerave të tilla si steadycam: një aparat statik, i cili përmes një teknologjie të veçantë mbahet i qëndrueshëm edhe në lëvizjet më të papritura. Turnet e punës karakterizohen nga një i nivel i lartë fleksibiliteti. Vetëm në rastin e filmimeve të programeve televizive të drejtpërdrejta, koha e punës është përcaktuar paraprakisht dhe përkon me kohëzgjatjen e programit, duke marr parasysh dhe kohën që duhet për vendosjen e pajisjeve para fillimit të transmetimit dhe çmontimin e tyre në përfundim të programit. Ndryshe ndodh në transmetimet e regjistruara, ku turnet e punës nuk mund të përcaktohet me saktësi paraprakisht. Së fundi, fleksibiliteti i orareve të punës është pothuajse i Kameramani gjen punësim në kompani të sektorit audioviziv dhe kinematografik për prodhimin e filmave, lajmeve televizive ose shërbimeve gazetareske. Ai gjithashtu mund të gjejë hapësira pune në fushën e modës dhe reklamave. Në prodhimet kinematografike filmike, ai punon në vendin e xhirimit (i pozicionuar në varësi të rastit, në studio ose jashtë) për televizionin ai punon në studio ose jashtë saj. Ai punon nën drejtimin dhe udhëzimet e regjisorëve, gazetarëve ose drejtorëve të fotografisë me të cilët vendos për përmbajtjen dhe estetikën e transmetimit, stilin e xhirimit, lëvizjet e kamerës dhe kompozimin e figurës. Ai bashkëpunon me operatorët e tjerë që janë pjesë e ekuipazhit: montazhierin, teknikun e zërit (menaxhimin e daljes së zërit), teknikun e mikrofonit (mikrofoni i studios dhe subjekteve) ose operatorin e frekuencës së radios për xhirimet në mjedise të jashtme, si dhe me ekipin e instalimit për vendosjen e kamerës në shina, në vinça, në makina ose në helikopterë Ai përdor pajisje të ndryshme mbështetëse të tilla si shina, rrota, koka e komandueshme dhe lloje të ndryshme të kamerave të tilla si steadycam: një aparat statik, i cili përmes një teknologjie të veçantë mbahet i qëndrueshëm edhe në lëvizjet më të papritura. Turnet e punës karakterizohen nga një i nivel i lartë fleksibiliteti. Vetëm në rastin e filmimeve të programeve televizive të drejtpërdrejta, koha e punës është përcaktuar paraprakisht dhe përkon me kohëzgjatjen e programit, duke marr parasysh dhe kohën që duhet për vendosjen e pajisjeve para fillimit të transmetimit dhe çmontimin e tyre në përfundim të programit. Ndryshe ndodh në transmetimet e regjistruara, ku turnet e punës nuk mund të përcaktohet me saktësi paraprakisht. Së fundi, fleksibiliteti i orareve të punës është pothuajse i plotë për shërbimet gazetareske dhe në veçanti ato të raportimit të lajmeve, duke qenë se kameramani duhet të jetë i pranishëm menjëherë në vendin e ngjarjes. Në kontekstin kinematografik, turnet e punës janë të paracaktuara, por është e nevojshme gatishmëria për t’u larguar nga shtëpia edhe për periudha të gjata kohore.

Kërkesat për hyrje në profesion

Nuk ka rregullime të posaçme për këtë profesion.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale në nivelin IV të KSHK-së.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Fakultetet e arteve, akademi të filmit dhe fotografisë. Ndër profesionet e ndryshme që lidhen me spektaklin, ai i kameramanit është ndoshta një nga profesionet teknike që ofron mundësi më të mëdha për shkollim dhe kurse të specializuara
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Kërkesa për profesionalizëm ndër kameramanët është gjithnjë e pranishme në botën e spektaklit, filmit dhe televizionit, përfshirë edhe realizimin e produkteve publicitare
Mundësitë për karrierë
Profesioni kërkon jo vetëm teori të mirë por mbi të gjitha shumë praktikë, duke mësuar drejtpërdrejt në set. Shpesh rruga e karrierës fillon si ndihmës, duke u kujdesur për mirëmbajtjen e kamerës ose pastrimin e filtrave dhe lenteve, dhe më pas duke mësuar vendosjen shiritin e filmit, kujdesin për dritat, montimin e tripodeve dhe shinave, deri në menaxhimin e pavarur të filmimeve.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al