Kopshtari
Kodi Shqiptar i Profesionit
6114 Kopshtarë, kultivues të kopshtarisë dhe fidanëve
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
6113 Gardeners; Horticultural and Nursery Growers
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
01 - Agriculture, Forestry and Fishing 81 - Services to buildings and landscape activities
Fjalë Kyçe
Kopësht, kopshtar, gjelbërim, park, lulishte, bimësi
Përshkrim i përgjithshëm
Kopshtari sistemon, rregullon, mirëmban e kujdeset për zonat e gjelbra, lulishtet, parqet, pemët dhe kopshtet publike dhe private. Ai kujdeset për përgatitjen e tokës, mbjelljen e bimëve deri në zbatimin e të gjithë projektit, si dhe për menaxhimin dhe mirëmbajtjen në vijim, duke zbatuar teknikat e nevojshme fitosanitare dhe ato të kultivimit. Menaxhon mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, krasitjen e specieve kryesore dekorative në përputhje me rregullat për gjelbërimin publik ose me kërkesat e klientit privat. Zbaton mbrojtjen fitosanitare të bimëve sipas rregulloreve në fuqi. Është në gjendje të mbledhë dhe asgjësojë siç duhet mbetjet dhe të përdorë pajisjet dhe makineritë e posaçme.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Kopshtari duhet të jetë në gjendje të kujdeset dhe të mirëmbajë zonat e gjelbra, parqet dhe kopshtet dhe këtu përfshihen këto veprimtari: kryen prerjen e barit sipas metodave të parashikuara; ujitë pemët, shkurret dhe lëndinat e ndryshme, duke përdorur një sistem të automatizuar të ujitjes (me programim) ose me dorë sipas nevojës; kryen fertilizimin e bimëve, shkurreve, lëndinës përmes përdorimit të produkteve të përshtatshme; mbron bimët, shkurret dhe lëndinat nga agjentët patogjenë dhe fitofagët përmes përdorimit të mjeteve fitosanitare të autorizuara; krasitë shkurret në forma të ndryshme; krasitë pemët e larta me ndihmën e pajisjeve ngritëse ose të shkallëve;mbledhë mbetjet bimore dhe bën transferimin e tyre në vendet e autorizuara për asgjësim ose riciklim;kryen mirëmbajtjen e makinerive, pajisjeve, sistemeve të ujitjes. Kopshtari duhet të jetë në gjendje të krijojë zona të gjelbra, parqe dhe kopshte dhe këtu përfshihen këto veprimtari: shqyrton dhe kupton dokumentacionin e projektit; vlerëson veçoritë dhe të dhënat teknike për kryerjen e zgjedhjeve të ndryshme për realizimin e projektit; përshtatë veprimtaritë e kultivimit me veçoritë infrastrukturore të projektit (p.sh. sistemi i ujitjes, ndriçimi, shtrimet e sipërfaqeve të shkelshme etj.); përshtatë paraqitjen dhe llojin e objekteve sipas nevojave dhe karakteristikave të bimësisë së sipërfaqes përkatëse; bashkëpunon në realizimin e objekteve me gjelbërim dhe të objekteve zbukuruese (p.sh. stolave, pjergullave, shportave, sipërfaqet e shtruara, lodrave të parqeve, etj.); bashkëpunon në ndërtimin e impianteve sipas parashikimeve të projektit (p.sh. sistemi i ujitjes, sistemet e ndriçimit, etj.); kryen punimin e tokës së sipërfaqeve të gjelbra me metoda të ndryshme sipas llojit të përdorimit (p.sh. mbjellje e barit, mbjellje e bimëve, etj.); mbjellë pemë dhe shkurre me fidanë; krijon lëndinë përmes mbjelljes ose shtrimit të tapetit të barit; kontrollon funksionimin e saktë të sistemeve (ndriçimin dhe ujitjen) dhe të lodrave për fëmijë.
Njohuritë e nevojshme
Elemente të botanikës së përgjithshme; elemente të botanikës sistematike; elemente të kultivimit të pemëve ;elemente të entomologjisë; elemente të fiziologjisë së bimëve; elemente të fitopatologjisë; elemente të projektimit të hapësirave të gjelbra; elemente të normativës fitosanitar; elemente të pedologjisë; normativa për mbetjet bimore; parimet e agronomisë së përgjithshme dhe specifike.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë legjislacionin fitosanitar me referencë të veçantë në pasaportën e bimëve Të zbatojë rregulloret fitosanitare në lidhje me parazitët karantinor dhe kërkesat përkatëse Të zbatojë rregulloret për asgjësimin ose riciklimin e mbetjeve bimore Të zbatojë teknikat e fertilizimit Të zbatojë teknikat e krasitjes Të zbatojë teknikat e përgatitjes së tokës Të zbatojë teknikat e mbrojtjes dhe largimit të barërave të këqija Të zbatojë teknikat e mbjelljes Të zbatojë teknikat e shartimit dhe mbjelljes Të përdorë mjete bujqësore Të përdorë pajisje mbrojtëse personale Të përdorë sistemet e ujitjes Të përdorë mjete për shpërndarjen e pesticideve kundër parazitëve Të përdorë planet e projektimit në kantier
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Ai e kryen veprimtarinë e tij profesionale në kontekste dhe në lloje të ndryshme ndërmarrjesh si ndërmarrjet e gjelbërimit, njësitë e shitjes së artikujve të kopshtarisë, në fidanishte etj.

Kërkesat për hyrje në profesion

Nuk ka rregullime të posaçme për këtë profesion.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale në nivelin III të KSHK-së.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Universiteti Bujqësor, qendra private të formimit profesional. Shpesh mund të ofrohet edhe formim profesional në vendin e punës në ndërmarrje të specializuara
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Është një shërbim, që ka fituar vlerë të rritur sidomos për shkak të kërkesave më të larta për krijimtari dhe realizim të kopshteve dhe sipërfaqeve të gjelbra.
Mundësitë për karrierë
Individë mund të punojnë si punonjës në një strukturë ose si i vetëpunësuar dhe punon me bazë projekti.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al