Avokat
Kodi Shqiptar i Profesionit
2611.01
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Specialistë në fushën ligjore (ISCO 261)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit (NACE 69)
Fjalë Kyçe
Këshillë ligjore, këshillim ligjor, jurist, drejtësi, jurisprudencë
Përshkrim i përgjithshëm
Jep këshilla ligjore klientëve në një shumëllojshmëri të temave, harton dokumente ligjore, përfaqëson dhe mbron klientët para gjykatave të niveleve të ndryshme apo bordeve administrative në raste kundravajtjesh ose shkeljesh të natyrave të ndryshme administrative, civile e penale, apo i udhëzon ata. Avokati këshillon në përmirësimin, modifikimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Jep këshilla juridike në një shumëllojshmëri të temave për klientë individë dhe organizata. Studion parimet ligjore, statutet dhe vendimet e mëparshme gjyqësore që lidhen me raste të veçanta. Mbledh prova për të konceptuar një mbrojtje apo për të filluar veprime ligjore, me mjete të tilla si intervistomi i klientëve dhe dëshmitarëve për të konstatuar faktet e një çështjeje. Vlerëson faktet e mbledhura dhe të gjetura dhe zhvillon strategji dhe argumente në përgatitje për prezantimin e rasteve. Mbron rastet e klientëve përpara gjykatave të niveleve të ndryshme dhe bordeve administrative. Udhëzon klientët mbi vetëdeklarimin në gjykatat të niveleve të ndryshme. Negocion në çështjet që përfshijnë konteste ligjore. Këshillon në përmirësimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues. Kryen hartimin e dokumenteve ligjore të tilla si kontratat, transaksionet e pasurive etj. Kryen plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik. Komunikon me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë.
Njohuritë e nevojshme
Të njohë mirë legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Të kuptojë parimet ligjore, statutet dhe vendimet e mëparshme gjyqësore që lidhen me raste të veçanta. Të interpretojë prova për të formuluar një mbrojtje apo për të filluar veprime ligjore, me mjete të tilla si intervistomi i klientëve dhe dëshmitarëve për të konstatuar faktet e një çështjeje. Të vlerësojë faktet e mbledhura dhe të gjetura dhe të zhvillojë strategji dhe argumente në përgatitje për prezantimin e rasteve. Të udhëzojë klientët mbi vetëdeklarimin në gjykatat të niveleve të ndryshme. Të negociojë në çështjet që përfshijnë konteste ligjore. Të këshillojë në përmirësimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues. Të kryejë hartimin e dokumenteve ligjore të tilla si kontratat, transaksionet e pasurive etj. Të kryejë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik. Të komunikojë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Avokati angazhohet në kuadrin e marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin apo mund të vetëpunësohet. Orari i punës aplikohet në përputhje me Kodin e Punës. Kohëzgjatja ditore normale e punës është jo më shumë se 8 orë. Ajo përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në kontratën kolektive ose në kontratën individuale të punës, brenda kufijve të kohës javore maksimale të punës (jo më shumë se 40 orë). Punëdhënësi mund të kërkojë kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Kërkohet të ketë diplomë universitare në jurisprudencë. Të ketë kaluar provimin e shtetit.

Kërkesat për hyrje në profesion

Diplomë Bachelor Niveli 6 KSHK dhe Master Niveli 7 KSHK.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Fakultetet e Drejtësisë në universitete.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Fakultetet e Drejtësisë në universitete.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Ka një kërkesë më të vogël sesa oferta në treg.
Mundësitë për karrierë
Mund të hyjë në profesion si ndihmës dhe më pas të vijojë si avokat në studio ligjore apo mund të zhvillojë karrierë në departamentet juridike fillimisht si specialist e më pas si përgjegjës sektori dhe drejtues.
Adresa të dobishme
http://www.dhka.org.al/; www.ascal.al; www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al