Mjek i familjes
Kodi Shqiptar i Profesionit
2211.03
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Mjekë (ISCO 221)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Aktivitete të shëndetit (NACE 86)
Fjalë Kyçe
Shëndet, shëndetësi, mjekësi, shërbim mjekësor
Përshkrim i përgjithshëm
Mjeku i familjes diagnostikon, trajton dhe parandalon sëmundje, dëmtime, plagosje dhe lloje të tjera dëmtimesh fizike ose mendore, shëndetin e përgjithshëm të njerëzve duke aplikuar principe dhe procedura të mjekësisë moderne. Ai/Ajo urdhëron kryerjen e testeve të ndryshme laboratorike dhe procedura të tjera diagnostikuese për të përcaktuar dhe vlerësuar shëndetin fizik dhe mendor, natyrën e çrregullimeve ose të sëmundjes, duke u konsultuar me mjekë dhe specialistë të tjerë mjekësore, kryen përshkrimin, administrimin, këshillimin dhe monitorimin e trajtimeve kuruese dhe masave parandaluese, si dhe orienton pacientin për shërbime të tjera të specializuara.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Orientojnë pacientët për kryerjen e vaksinimeve për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve; Japin kujdes të vazhdueshëm mjekësor për pacientët; Orientojnë pacientin për shërbime të tjera të specializuara si: ndërhyrje kirurgjikale dhe procedura të tjera klinike; Këshillojnë individët, familjet dhe komunitetet mbi shëndetin, ushqimin dhe stilin e jetesës që ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e çrregullimeve ose sëmundjeve; Japin referenca pacientëve dhe familjeve për kujdes të specializuar në spitale, qendra rehabilitimi ose lloje të tjera qendrash të kujdesit shëndetësor; Kryejnë identifikimin, manaxhimin dhe dhënien e informacionit dhe kujdesit para, gjatë dhe pas shtatzënisë; Regjistrojnë historikun e të dhënave mjekësore të pacientit; Shkëmbejnë informacione me mjekët specialistë dhe punonjësit e tjerë mjekësor sipas nevojave për kujdes mjekësor të vazhdueshëm; Ofrojnë këshillime dhe mbështetje për pacientët dhe familjet e tyre në një gamë të gjerë të çështjeve të shëndetit dhe mënyrës së jetesës; Mbikëqyrin shërbimet e kujdesit shëndetësor në shtëpi; Raportojnë lindjet, vdekjet dhe sëmundjet që duhen regjistruar ndaj autoriteteve shtetërore duke zbatuar procedurat e duhura ligjore dhe profesionale; Kryejnë kërkime mbi shëndetin dhe shërbimet mjekësore për njerëzit; Planifikojnë programe që shërbejnë për parandalimin e zhvillimit dhe përhapjes së sëmundjeve të zakonshme; Marrin pjesë në programe për parandalimin e zhvillimit dhe përhapjen e sëmundjeve të zakonshme. Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë; Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik; Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë; ë) Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës; x) Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata; Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit; Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit. Studion parimet ligjore, statutet dhe vendimet e mëparshme gjyqësore që lidhen me raste të veçanta; Mbledh prova për të konceptuar një mbrojtje apo për të filluar veprime ligjore, me mjete të tilla si intervistimin e klientëve dhe dëshmitarëve për të konstatuar faktet e një çështjeje; Vlerëson faktet e mbledhura dhe të gjetura dhe zhvillon strategji dhe argumente në përgatitje për prezantimin e rasteve; Mbron rastet e klientëve përpara gjykatave të niveleve të ndryshme dhe bordeve administrative; Udhëzon klientët mbi vetë deklarimin në gjykatat të niveleve të ndryshme të drejtësisë; Negocion në çështjet që përfshijnë konteste ligjore; Këshillon në përmirësimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues; Kryen hartimin e dokumenteve ligjore të tilla si kontratat, transaksionet e pasurive etj.; Kryen plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik; Komunikon me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të njohë mirë legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar Te kuptojë parimet ligjore, statutet dhe vendimet e mëparshme gjyqësore që lidhen me raste të veçanta; Të interpretojë prova për të formuluar një mbrojtje apo për të filluar veprime ligjore, me mjete të tilla si intervistimin e klientëve dhe dëshmitarëve për të konstatuar faktet e një çështjeje; Të vlerësojë faktet e mbledhura dhe të gjetura dhe zhvillon strategji dhe argumente në përgatitje për prezantimin e rasteve; Të udhëzojë klientët mbi vetë deklarimin në gjykatat të niveleve të ndryshme të drejtësisë; Të veprojë si avokat i popullit në emër të shtetit; Të negociojë në çështjet që përfshijnë konteste ligjore; Të këshillojë në përmirësimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues; Të kryejë hartimin e dokumenteve ligjore të tilla si kontratat, transaksionet e pasurive etj.; Të kryejë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik; Të komunikojë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Mjeku angazhohet në kuadrin e marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin apo mund të vetëpunësohet.

Kërkesat për hyrje në profesion

Kërkohet të ketë diplomë universitare Të ketë kryer specializime afatgjata në këtë profesion, sipas ligjit përkatës të arsimit të lartë. Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi për profesionet e rregulluara.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme, Niveli 7 në KSHK.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Universitetet me fakultete të mjekësisë.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Ka një kerkesë të rritur në treg.
Mundësitë për karrierë
Mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione shtetërore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore apo të vetë-punësohet.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al