Kodi Shqiptar i Profesionit
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Fjalë Kyçe
Kërkesat për hyrje në profesion
Për të qënë pjesë e konkurseve publike, kombëtare dhe ndërkombëtare, ai duhet të ketë një diplomë në gjuhë dhe letërsi të huaj, ose një diplomë në një gjuhë të caktuar ose një diplomë të specializuar në përkthim dhe interpretim dhe të kalojë provimin e hyrjes. Ekziston një regjistër i përkthyesve zyrtarë të njohur ligjërisht dhe që mbahet nga Ministria e Drejtësisë.
Kualifikimet e nevojshme profesionale
Kualifikime profesionale në nivelin V të KSHK-së. Në sektorin privat, megjithëse diploma e shkollës së lartë është ende një kërkesë e parapëlqyer, minimalisht kërkohet një diplomë e shkollës së mesme dhe përvoja praktike e punës. Njohja e gjuhëve është vlerësuar gjithnjë në vendin tonë. Zotërimi i gjuhëve më pak të njohura mund të shërbejë si avantazh në një segment më të ngushtë të tregut, rrjedhimisht edhe më të vlerësuar. Përvojat e mëparshme të përkthimit në sektorë të veçantë përbëjnë një avantazh për shkak të njohurive në gjuhë dhe tipologji specifike teksti.