Kodi Shqiptar i Profesionit
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Fjalë Kyçe
Kërkesat për hyrje në profesion
Nevojitet kualifikim i lëshuar nga një federatë kombëtare sportive e disiplinës specifike me të cilën merret (trajneri pothuajse gjithmonë vjen nga sistemi sportiv, pasi e ka ushtruar atë sportin në një nivel të mirë). Një diplomë nga universitetet ose fakultetet e sporteve ose në shkencat motorike mund të jetë e preferueshme.
Kualifikimet e nevojshme profesionale
Kualifikime profesionale në nivelin III të KSHK-së. Për nivelet e ndryshme të ndërlikueshmërisë që mund të ketë ky profesion, dhe për karakterin ndërdisiplinor që marrin veprimtaritë motorike dhe sportive, këshillohet një formim i arsimit të lartë. Trajneri duhet në çdo rast të marrë licencën nga federatat sportive kombëtare të regjistruara. Kurse të mëtejshme profesionale mund të merren përmes diplomës në shkencat motorike me orientim edukativ, ose diplomës së specializuar në shkencat teknike dhe veprimtarive fizike deri në masterin pasuniversitar për veprimtari fizike.