Veteriner
Kodi Shqiptar i Profesionit
2250.06
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Veterinerë (ISCO 225)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Aktivitete Veterinare (NACE 75)
Fjalë Kyçe
Shërbime mjekësore, shëndet, kafshë
Përshkrim i përgjithshëm
6 Përshkrim i përgjithshëm Veterinerët kryejnë diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të kafshëve, kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, trajtimin e plagëve, trajtimin kockave e thyera të kafshëve, vaksinimin e tyre etj.. Ata mbikëqyrin zbatimin e standardeve sanitaro-veterinare të stabilimenteve të prodhimit, rritjes, ruajtjes apo tregtimit të tyre, kontrollojnë prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e dezinfektantëve, dezinsektantëve, deratizuesve, si dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Veterinerët lëshojnë certifikata shëndetësore veterinare dhe informojnë strukturat përkatëse të shëndetit publik, në rastet e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse te kafshët. Ata mund të punësohen në institucione kompani shërbimesh dhe kontrolli veterinar, në spitale veterinar, në institucione arsimore, në qendra studimi shkencor, në laboratorë veterinar, në institucione të prodhimin e produkteve biologjike dhe farmaceutike, në qendra të tjera të kujdesit dhe kontrolli veterinar apo të vetë-punësohen.
Mbas plotesimit te fushave 5 e 6, riperpunohet per ta bere te lexueshem per perdoruesin.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
• Mbikëqyrin zbatimin e masave veterinare në mbajtjen, prodhimin dhe tregtimin e kafshëve;
• Mbikëqyrin prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e produkteve mjekësore veterinare;
• Mbikëqyrin prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e dezinfektantëve, dezinsektantëve, deratizuesve, si dhe mënyrën e mjetet e përdorimit;
• Kryejnë përshkrimin dhe administrimin e ilaçeve, analgjezikëve dhe anestezisë lokale dhe të përgjithshme;
• Kryejnë teste me anë të teknikave të imazherisë diagnostike, radiografi dhe ultratinguj;
• Kryejnë ndërhyrje kirurgjikale te kafshët apo trajtimin e plagëve;
• Japin shërbime obstetrike për kafshët;
• Kryejnë shërbime dentare për kafshët;
• Kryejnë vaksinimin e kafshëve;
• Kryejnë autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes apo procedurat e eutanazisë (vdekje të lehtë) për kafshët;
• Marrin kampione dhe materiale patologjike për analiza, me qëllim kontrollin e shëndetit të kafshëve dhe e dërgojnë në laboratorët veterinarë për të përcaktuar sëmundje infektive të kafshëve;
• Kontrollojnë dhe pezullojnë veprimtarinë e fermave për mbarështimin, prodhimin dhe tregtimin e kafshëve, produkteve embrionale, materialeve të papërpunuara me origjinë shtazore, në rastet e mospërputhjes me standardet sanitaro-veterinare, si dhe në rastet e sëmundjeve infektive;
• Mbikëqyrin zbatimin e masave për parandalimin, zbulimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive të kafshëve dhe për mbrojtjen e shëndetit publik nga zoonozat;
• Mbikëqyrin zbatimin e standardeve sanitaro-veterinare të stabilimenteve të prodhimit dhe të ruajtjes së spermës së kafshëve e vezëve të fekonduara;
• Mbikëqyrin zbatimin e standardeve sanitaro-veterinare të mjeteve të transportit, të përdorura për transportin e kafshëve dhe mënyrën e transportit të tyre;
• Marrin pjesë në programe për parandalimin, shfaqjen dhe përhapjen e sëmundjeve të kafshëve;
• Lëshojnë certifikata shëndetësore veterinare, që vërtetojnë përputhjen me kërkesat mjekësore veterinare për lëvizjen, transportin, shkëmbimin, tregtimin, eksportin ose hedhjen në treg të kafshëve të gjalla, produkteve embrionale, produkteve me origjinë shtazore, sipas modelit të miratuar;
• Këshillojnë klientët mbi shëndetin, ushqimin, higjienën, mbarështimin dhe kujdesin ndaj kafshëve;
• Informojnë strukturat përkatëse të shëndetit publik, në rastet e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse te kafshët.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të njohë mirë legjislacionin shqptiar dhe atë ndërkombëtar Te kuptojë parimet ligjore, statutet dhe vendimet e mëparshme gjyqësore që lidhen me raste të veçanta;
Të interpretojë prova për të formuluar një mbrojtje apo për të filluar veprime ligjore, me mjete të tilla si intervistimin e klientëve dhe dëshmitarëve për të konstatuar faktet e një çështjeje;
Të vlerësojë faktet e mbledhura dhe të gjetura dhe zhvillon strategji dhe argumente në përgatitje për prezantimin e rasteve;
Të udhëzojë klientët mbi vetë deklarimin në gjykatat të niveleve të ndryshme të drejtësisë;
Të veprojë si avokat i popullit në emër të shtetit;
Të negociojë në çështjet që përfshijnë konteste ligjore;
Të këshillojë në përmirësimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues;
Të kryejë hartimin e dokumenteve ligjore të tilla si kontratat, transaksionet e pasurive etj.;
Të kryejë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
Të komunikojë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Veterineri angazhohet në kuadrin e marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin apo mund te vetëpunësohet.
Kërkesat për hyrje në profesion
Kërkohet të ketë diplomë universitare.
Kualifikimet e nevojshme profesionale
Diplomë Master Niveli 7 në KSHK.
Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Ka një kërkesë të konsiderueshme në treg.
Niveli i pagës bruto
XXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXX
Mundësitë për karrierë
Ata mund të punësohen në institucione dhe shoqëri shërbimesh dhe kontrolli veterinar, në spitale veterinare, në institucione arsimore, në qendra studimi shkencor, në laboratorë veterinarë, në institucione të prodhimin e produkteve biologjike dhe farmaceutike, në qendra të tjera të kujdesit dhe kontrollit veterinar apo të vetëpunësohen.
Adresa të dobishme
www.ubt.edu.al; www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al