Parukier
Kodi Shqiptar i Profesionit
5141.02
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Parukierë, kozmetologë dhe të tjerë që lidhen me to (ISCO 514)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Aktivitetete të tjera shërbimi (NACE 96)
Fjalë Kyçe
Floktari, berber, estetikë
Përshkrim i përgjithshëm
Floktari, i quajtur zakonisht parukier, kryen procesin e larjes, prerjes, stilimit, lyerjes ose çngjyrosjes dhe është në gjendje të kryejë trajtime estetike apo trikologjike, të cilat nuk kanë karakter mjekësor ose shëndetësor. Këshillon në zgjedhjen e prerjeve dhe modeleve të përshtatshme me fytyrën dhe me stilin e jetës së klientit. Merret me trajtimin estetik të lëkurës së fytyrës dhe me manikyrin, ndërsa për klientelën mashkullore kryen rruajtjen dhe kujdesin ndaj mjekrës. Roli përfshin dhënien e këshillave klientëve mbi përdorimin e parukeve dhe tupetëve. Menaxhon aspektet administrative të punës, nëse punon në mënyrë pavarur, dhe është përgjegjës për pastërtinë e duhur të strukturës, në të cilën punon dhe për efikasitetin e mjeteve dhe pajisjeve të disponueshme. Për të ofruar një shërbim cilësor, duhet të jetë gjithmonë i informuar mbi evolucionin e prirjeve dhe të modës, mbi produktet e reja që ofron tregu dhe mbi teknikat e metodat e ndryshme të punës.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Parukieri duhet të jetë në gjendje të kryejë larjen dhe krehjen e flokëve dhe këtu përfshihen këto veprimtari: analizon karakteristikat e flokut dhe veçoritë fizionomike të personit, kupton nevojat dhe shijet e klientit, tregon dhe propozon lloje të ndryshme të stilimit sipas modës aktuale, identifikon llojin dhe dozën e shampos dhe produktet e tjera të posaçme në lidhje me llojin e flokëve, masazhon dhe shpëlan flokët, përdor teknikat më të përshtatshme të tharjes dhe të krehjes, realizon fiksimin e krehjes.
Parukieri duhet të jetë në gjendje të realizojë prerjen e flokëve dhe këtu përfshihen këto veprimtari: analizojë karakteristikat e flokut dhe veçoritë fizionomike të personit, mbledh informacione dhe analizon nevojat dhe shijet e klientit, tregon dhe sugjeron lloje të ndryshme prerjesh sipas modës aktuale (përmes përdorimit të një aplikacioni kompjuterik mund të tregohen në mënyrë virtuale prerjet dhe stilimi), pret flokët dhe kryen rregullime të mundshme, kryen prerjen dhe trajtimin e mjekrës dhe mustaqeve në rastin e klientëve meshkuj.
Parukieri duhet të jetë në gjendje të kryejë trajtime dhe lyerje flokësh dhe këtu përfshihen këto veprimtari: përgatit dhe përdor produkte ngjyrosjeje (bojë) ose zbardhues, kryen permanente,
Parukieri duhet të jetë në gjendje të kujdeset për përgatitjen e hapësirave dhe të pajisjeve për trajtime estetike dhe këtu përfshihen këto veprimtari: respekton procedurat higjieno-sanitare për përgatitjen e mjediseve dhe pajisjeve të punës, zgjedh kombinime me ngjyra, aroma, objekte në mënyrë që mjediset e punës të jenë mikpritëse dhe të këndshme, kupton parametrat e funksionimit të pajisjeve që do të vendosen, bazuar në planin e paracaktuar të trajtimit, zbulon anomalitë më të shpeshta të funksionimit të pajisjeve duke identifikuar metodat e ndërhyrjes, rregullon krevatin e shërbimeve estetike, përgatit klientin për trajtime duke krijuar kushte të rehatshme.
Njohuritë e nevojshme
Pajisjet dhe mjetet për trajtimet estetike, konceptet e përgjithshme mbi alergjitë, elementë të kozmetologjisë, elementë të dermatologjisë, elementë të fiziologjisë së flokut, elementë të higjenës personale, elementë të trikologjisë, produktet për trajtimin e flokut, mjetet për prerjen e flokëve, strukturën e flokut, teknikat e prerjes së flokëve, prirjet e modës (stilet e flokëve), rregullat për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të vendosë paruke dhe shtesa.
Të zbatojë teknikat e pritjes së klientit.
Të zbatojë teknikat e besnikërisë së klientit.
Të zbatojë teknikat e larjes së flokëve.
Të zbatojë teknikat e krehjes së flokëve.
Të zbatojë teknikat e prerjes së flokëve.
Të zbatojë teknikat e trajtimit të flokëve.
Të zbatojë teknikat e ngjyrosjes së flokëve.
Të zbatojë teknikat e përgatitjes së mjediseve për trajtime estetike.
Të zbatojë teknikat e higjienës në mjediset e punës.
Të zbatojë teknikat për të verifikuar funksionimin e pajisjeve për trajtimet estetike.
Të përdorë mjete për krehjen e flokëve.
Të përdorë mjete për prejen e flokëve.
Të përdorë produkte për fiksimin e krehjes.
Të përdorë produkte për larjen e flokëve.
Të përdorë produkte për trajtimin e flokëve.
Të përdorë instrumente për pastrimin e mjeteve të punës.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Parukieri punësohet në dyqanet e parukerisë ose në qendrat estetike, në pronësi të vetën ose të të tjerëve, gjithashtu mund edhe të kryejë veprimtari në shtëpi ose në vendin e caktuar nga klienti, në qendrat e rehabilitimit, në burgje ose në vende të tjera për të cilat përcaktohen marrëveshje me administratat publike. Nga pikëpamja personale, duhet të ketë aftësi të punojë me dorë, aftësi krijuese, imagjinatë dhe shije estetike, lehtësi ne vendosjen e kontaktit me klientët, të tregojë kujdes dhe të jetë i hapur ndaj dialogut, të jetë me edukatë dhe mirësjellje. Ai gjithashtu krijon në mjedisin e punës një atmosferë mikpritëse, të qetë dhe çlodhëse, që nxit klientin të rikthehet. Përdor trajtime estetike dhe pajisje të posaçme. Ka kontakt direkt me klientin dhe me kolegët. Nëse zhvillon veprimtarinë në mënyrë të pavarur, vendos marrëdhënie edhe me furnizuesit, bankat dhe me shoqatat tregtare. Puna kryhet me orar të plotë dhe punohet edhe në fundjavë e në ditë festash, kur kërkesa nga klientët është më e madhe apo ka klienti ka kërkesa të veçanta. Veprimtaria kërkon qëndrimin në këmbë për shume orë rresht.
Kërkesat për hyrje në profesion
Kërkohet të përfundohet me sukses një kurs i posaçëm formimi profesional. Nevojitet arsim bazë dhe mosha 16 vjeç.
Kualifikimet e nevojshme profesionale
Kualifikime profesionale në nivelin IV të KSHK-së. Kurse të formimit profesional me kohëzgjatje nga disamujore deri në dyvjeçare nga ofrues të njohur nga Ministria e Punës.
Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Ofrues të licencuar/akredituar
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Krijimi i përvojës është i rëndësishëm, prandaj fillimet në profesion mund të jenë nëpërmjet një praktike pune si ndihmës. Duke marrë parasysh dijet e kërkuara për këtë profesion, është e nevojshme të ndiqet të paktën një kurs formimi profesional. Në këtë mënyrë mund të afirmoheni si profesionistë më të kualifikuar.
Niveli i pagës bruto
Fillon me 25.000 lekë (i ndryshueshëm në varësi të vendit)
Mundësitë për karrierë
Me kualifikime mund të arrihet në nivele të larta të parukierit deri në drejtues repartesh në parukeri të mëdha. Parukierë të suksesshëm zgjedhin edhe të krijojnë bizneset e tyre vetëm ose me ortakëri.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.atu.org.al; www.ata.org.al; www.shum.al; www.profesionisti.al; www.karriera.al