Mësues i shkollave 9-vjeçare
Kodi Shqiptar i Profesionit
2341
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Mësues të arsimit të detyruar dhe të arsimit parashkollor (ISCO 234)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Arsimi (NACE 85)
Fjalë Kyçe
Mësimdhënie, nxënës, metoda mësimdhënieje, arsim
Përshkrim i përgjithshëm
Mësuesi i shkollave 9-vjeçare mëson, shpjegon, udhëzon një apo më shumë lëndë mësimore në nivelin e arsimit të detyruar. Ai përgatit mësimet dhe planin mësimor në përputhje me udhëzimet kurrikulare, duke përzgjedhur metodat e duhura të mësimdhënies, si dhe administron provimet dhe vlerësimet e performancës së nxënësve për të matur ecurinë dhe për të vlerësuar efektivitetin e mësimit.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Kryen përgatitjen e përditshme dhe planifikimin afatgjatë mësimor, në përputhje me udhëzimet kurrikulare. Udhëzon nxënësit në mënyrë individuale dhe në grupe, duke përdorur metoda dhe materiale të ndryshme mësimore (p.sh. kompjuter, libra, lojëra), duke iu përshtatur nevojave të ndryshme të fëmijëve. Përcakton dhe përzgjedh metodat e mësimdhënies në përputhje me përmbajtjen e lëndës apo të temës. Përgatit dhe shpjegon mësime në një ose më shumë lëndë mësimore. Cakton dhe kontrollon punën e nxënësve në klasë dhe detyrat e shtëpisë. Përgatit materiale për veprimtaritë mësimore. Përshtat metodat e mësimdhënies dhe materialet mësimore për të përmbushur nevojat dhe interesat e ndryshme të nxënësve. Kryen përgatitjen, administrimin dhe vlerësimin e provimeve dhe detyrave për të përcaktuar përparimin e nxënësve. Mbikëqyr nxënësit gjatë orëve të mësimit dhe në veprimtari të tjera të shkollës, duke përfshirë sheshet e lojërave gjatë pushimeve. Vlerëson punën dhe sjelljen e nxënësve për të përcaktuar ecurinë apo për të bërë sugjerime për përmirësimin e tyre. Përgatit raporte dhe mban shënime të tilla si: notat e nxënësve, ndjekjen e studimit dhe detaje të veprimtarisë mësimore. Planifikon dhe drejton veprimtaritë me fëmijët si: veprimtari sportive, koncerte dhe ekskursione. Ofron mësim individual apo udhëzime përmirësuese.
Njohuritë e nevojshme
Të njohë strategjitë dhe metodologjitë mësimore. Të kuptojë rëndësinë e përgatitjes së përditshme dhe planifikimin afatgjatë mësimor, në përputhje me udhëzimet kurrikulare. Të njohë mjetet mësimore dhe mënyrën e përdorimit të tyre, si dhe të udhëzojë nxënësit në mënyrë individuale dhe në grupe, duke përdorur metoda dhe materiale të ndryshme mësimore (p.sh. kompjuter, libra, lojëra).
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të kryejë përgatitjen e përditshme dhe planifikimin afatgjatë mësimor, në përputhje me udhëzimet kurrikulare. Të udhëzojë nxënësit në mënyrë individuale dhe në grupe, duke përdorur metoda dhe materiale të ndryshme mësimore (p.sh. kompjuter, libra, lojëra), duke iu përshtatur nevojave të ndryshme të fëmijëve. Të përcaktojë dhe të përzgjedhë metodat e mësimdhënies në përputhje me përmbajtjen e lëndës apo të temës. Të përgatitë dhe shpjegojë mësime në një ose më shumë tema apo lëndë mësimore. Të caktojë dhe të kontrollojë punën e nxënësve në klasë dhe detyrat e shtëpisë. Të përgatitë materiale për veprimtaritë mësimore. Të përshtatë metodat e mësimdhënies dhe materialet mësimore për të përmbushur nevojat dhe interesat e ndryshme të nxënësve. Të kryejë përgatitjen, administrimin dhe vlerësimin e provimeve dhe detyrave për të përcaktuar përparimin e nxënësve. Të mbikëqyrë nxënësit gjatë orëve të mësimit dhe në veprimtari të tjera të shkollës, duke përfshirë sheshet e lojërave gjatë pushimeve. Të vëzhgojë dhe të vlerësojë punën dhe sjelljen e nxënësve për të përcaktuar ecurinë apo për të bërë sugjerime për përmirësimin e tyre. Të përgatitë raporte dhe të mbajë shënime të tilla si: notat e nxënësve, ndjekjen e studimit dhe detaje të veprimtarisë mësimore. Të planifikojë dhe të drejtojë veprimtaritë me fëmijët si: veprimtari sportive, koncerte dhe ekskursione. Të përgatitë dhe sigurojë pjesëmarrjen në mbledhjet me prindërit për të diskutuar përparimin dhe problemet e fëmijëve të tyre. Të ofrojë mësim individual apo udhëzime përmirësuese. Të kryejë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Mësuesi angazhohet në kuadrin e marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin. Orari i punës zbatohet në përputhje me kodin e punës dhe ngarkesën e lejuar mësinore. Mësuesi përdor mjetet e nevojshme për të zbatuar metodologji mësimore për realizimin e programit mësimor.

Kërkesat për hyrje në profesion

Një diplomë universitare në mësuesi apo mësimdhënie. Të ketë kaluar provimin e shtetit në mësuesi.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Diplomë universitare në mësuesi apo mësimdhënie niveli 7 i KSHK-së.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Univesitete ku zhvillohet mësuesia.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Ekziston një kërkesë e qëndrueshme në treg për mësues.
Mundësitë për karrierë
Mund të hyjë në profesion si ndihmës. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një mësues i shkollave 9-vjeçare mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e arsimit. Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme të tilla si: mësues në lëndë të ndryshme sipas studimit të kryer si: biologji, fizikë, gjuhë, histori, matematikë etj.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; https://ascal.al/sq/akreditimi/programe-te-akredituara; https://mesuespershqiperine.al/