Banakier
Kodi Shqiptar i Profesionit
5132
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Kamarierë dhe banakierë (ISCO 513)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Shërbime ushqimi dhe pije (NACE 56)
Fjalë Kyçe
Mikpritje, restorant, bar, ushqim, pije, banakier, barist
Përshkrim i përgjithshëm
Banakieri mirëpret klientët e barit, përgatit dhe shërben kafen, pijet e thjeshta dhe pijet e përziera (koktejet) . Ndihmon në përgatitjet e pjatave të ngrohta dhe/ose të ftohta, kujdeset t’u shërbejë klientëve në banak ose në tavolinë dhe mban pagesat. Kryen pastrimin e pajisjeve të barit dhe mund të kujdeset për furnizimin dhe menaxhimin e gjendjeve të mallrave (pijet, ushqimet, etj.). Ky pozicion është lidhur ngushtë me zbatimin e rregullave për sigurinë ushqimore sipas HACCP-it.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Banakieri duhet të jetë në gjendje të sistemojë banakun dhe sallën e barit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: sistemon tavolinat dhe raftet me produktet e nevojshme, organizon banakun në përputhje me rregullat në fuqi dhe rregulloren e ndërmarrjes, siguron pastërtinë e lokalit dhe të pajisjeve. Banakieri duhet të jetë në gjendje të furnizojë dhe të magazinojë pijet dhe produktet e barit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: përzgjedh dhe mban kontaktet me furnizuesit, vlerëson nevojat për furnizim, bën porositë, furnizon frigoriferët, raftet dhe magazinën. Banakieri duhet të jetë në gjendje të përgatitë shërbimin e barit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: siguron hapjen e barit në kohën e duhur, organizon tavolinat dhe orenditë e tjera të lokalit, sistemon banakun sipas rregullave të higjienës ushqimore, bën gati pajisjet dhe makineritë e barit për të filluar shërbimin, përgatit pijet, koktejet, aperitivët, përgatit shërbimin e kafesë, përgatit paninet, pjatat e ftohta dhe të ngrohta, përdor pajisjet dhe mjetet e barit. Banakieri duhet të jetë në gjendje të kryejë shërbimin e barit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: mirëpret dhe komunikon me klientët, shpjegon, sipas nevojës, karakteristikat e pijeve dhe të produkteve, ndjek porositë e klientëve, shërben pije dhe kokteje, shërbejë paninet dhe/ose pjatat e ftohta dhe të ngrohta, përgatit faturën dhe mban pagesat.
Njohuritë e nevojshme
Shërbimet e kafenesë, elementë të enologjisë, njohuri për llojet e ndryshme të pijeve alkoolike, likernat etj., elementë të gastronomisë, elementë të higjienës mjedisore, përdorim i makinerive të barit, metodat e ruajtjes së ushqimit, metodat e ruajtjes së produkteve të barit, organizimi i shërbimit të barit, produktet e barit, receta për përgatitjen e pijeve, receta për përgatitjen e ushqimeve të lehta (snack) dhe porosive të shpejta, tipologjitë e pijeve, përdorimi i pajisjeve për përgatijen e ushqimeve, përdorimi i pajisjeve për përgatijen e pijeve, rregullat për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë rregullat e higjienës dhe sigurisë ushqimore. Të zbatojë procedurat e analizës së rrezikut dhe kontrollit të pikave kritike (HACCP). Të zbatojë procedurat për ndezjen e makinerive të barit. Të zbatojë teknikat e organizimit të banakut. Të dijë të përdorë makineritë për larjen e enëve. Të përdorë produktet për pastrimin e mjediseve të lokalit. Të zbatojë procedurat për kontrollin e porosive në furnizim. Të zbatojë procedurat e furnizimit të banakut. Të zbatojë teknikat e ruajtjes së ushqimit. Të zbatojë teknikat e ruajtjes së pijeve. Të zbatojë teknikat për përcaktimin e porosive për blerjet. Të zbatojë teknikat për organizimin e pijeve. Të përdorë makineritë për ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve. Të përdorë mjete për ruajtjen e pijeve. Të zbatojë teknikat për përgatitjen e pijeve. Të zbatojë teknikat për përgatitjen e koktejeve. Të zbatojë teknikat për përgatitjen e ushqimeve të lehta dhe porosive të shpejta. Të zbatojë teknikat për përgatitjen dhe rregullimin e tavolinave. Të zbatojë teknikat e prerjes së përbërësve të ushqimit. Të përdorë makineritë e barit. Të përdorë makineri kafeje profesionale. Të përdorë pajisjet për përgatitjen e pijeve. Të përdorë pajisjet për përgatitjen e ushqimeve. Të zbatojë metodat për pranimin e pagesave. Të zbatojë procedurat për menaxhimin e porosive. Të zbatojë teknikat e pritjes së klientelës. Të zbatojë metodat për zbukurimin/dekorimin e pijeve dhe ushqimeve. Të zbatojë teknikat e ndërveprimit me klientin. Të zbatojë teknikat e prezantimit të verës dhe pijeve të tjera alkoolike. Të zbatojë teknikat shërbimin e ushqimeve dhe pijeve.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Banakieri mund të punojë në hotele ose restorante të një madhësie të caktuar, por kryesisht duhet të punojë në bar/kafe. Mund të jetë drejtues ose menaxher i shërbimit me publikun ose punonjës i thjeshtë. Banakieri mund të punojë me orare jo fikse (turne ditore ose nate), dhe gjatë festave, shpesh puna është e lidhur me sezonin e turizimit.

Kërkesat për hyrje në profesion

Nuk ka kërkesa të posaçme. Nevojitet arsim bazë dhe mosha 16 vjeç.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale në nivelin III të KSHK-së. Kurse të formimit profesional me kohëzgjatje të paktën 2-mujore nga ofrues të njohur nga Ministria e Punës, ose ndjekja e shkolla profesionale më të gjata të specializuara për hoteleri dhe turizëm.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Shkollat Profesionale të Hotelerisë dhe Turizmit. Ofrues të licencuar/akredituar.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Punësim gjendet në sektorin e bareve e restoranteve. Këto përfaqësojnë një komponent me rëndësi parësore për turizmin. Prandaj, kërkesa për këtë profesion është e lartë, sidomos për njerëz me përgatitje të gjerë dhe kompetencë profesionale.
Mundësitë për karrierë
Në këtë profesion mund të hysh si ndihmës. Me kualifikime dhe përvojë mund të arrihet në nivele të larta të baristit si përgjegjës bari. Përvoja si barist mund të jetë shumë e dobishme për pozicione drejtuese në bare dhe restorante të përmasave të ndryshme. Baristët e suksesshëm mund të zgjedhin edhe të krijojnë bizneset e tyre të barit, vetëm ose me ortakëri.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.atu.org.al; www.ata.org.al; www.shum.al; www.profesionisti.al; www.karriera.al