Teknik mirëmbajtjeje kompjuteri
Kodi Shqiptar i Profesionit
3512
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Teknikë të proceseve të TIK dhe të mbështetjes së përdoruesve (ISCO 351)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve (NACE 33)
Fjalë Kyçe
ICT, TIK, kompjuter, mirëmbajtje
Përshkrim i përgjithshëm
Tekniku dhe riparuesi i kompjuterave personalë është në gjendje të kryejë instalimin, konfigurimin, dhe mirëmbajtjen e rrjeteve informatike lokale, duke montuar pajisje të ndryshme (hub, switch, rutera, firewall etj.) dhe duke konfiguruar aplikacionin për menaxhimin e tyre. Roli përfshin edhe mirëmbajtjen e pajisjeve, instalimin e rrjetit, kryerjen e testimeve si dhe ndihmën e nevojshme që u siguron administratorëve dhe përdoruesve.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Tekniku i mirëmbajtjes së kompjuterëve duhet të jetë në gjendje të kryejë montimin dhe riparimin e kompjuterave personalë dhe këtu përfshihen këto veprimtari: interpreton dhe lexon diagramat dhe skemat elektrike dhe elektronike, kryen teste diagnostikuese me ndihmën e instrumenteve të përshtatshme që lejojnë vlerësimin e nivelit të funksionimit të një kompjuteri personal, monton dhe çmonton pjesët përbërëse të një kompjuteri personal, kontrollon funksionimin e duhur të pjesëve përbërëse, konfiguron kompjuterin personal duke instaluar sisteme operative dhe programe aplikative, zgjidh çështje në lidhje me përputhshmërinë e përbërësve, instalon dhe lidh pajisjen duke kontrolluar funksionimin e saj dhe duke ndërhyrë për çdo problem të mundshëm, garanton mirëmbajtjen e aplikacioneve dhe periferikëve. Tekniku i mirëmbajtjes së kompjuterëve duhet të jetë në gjendje të kryejë instalimin dhe konfigurimin e një rrjeti lokal kompjuterik dhe këtu përfshihen këto veprimtari: instalon dhe konfiguron në mënyrë të saktë të gjitha pajisjet e rrjetit (hub, switch, router, firewall etj.), instalon dhe konfiguronë serverin e rrjetit me vëmendje të veçantë ndaj menaxhimit dhe monitorimit të funksionimit të pajisjeve të rrjetit, kujdeset për lidhjet e të gjithë rrjetit, duke verifikuar që të mos ketë probleme në lidhjen midis pajisjeve dhe përbërësve të ndryshëm, instalon dhe konfiguron pajisjet e mbrojtjes së rrjetit nga dëmtimet dhe keqfunksionimet duke testuar funksionimin e tyre, bën diagnostikimin përmes përdorimit të instrumenteve të përshtatshme matëse dhe pajisjeve elektronike, duke zgjidhur problemet e hasura gjatë lidhjes së kabllove të rrjetit, dokumenton fazat e instalimit dhe parametrat e konfigurimit në një mënyrë të saktë dhe shteruese për të lehtësuar ndërhyrje të ardhshme të përditësimit dhe mirëmbajtjes, zbaton tipologjinë e rrjetit sipas skemës së parashikuar në fazën e projektimit, identifikon dhe zgjidh problematikat që lidhen me konfliktet dhe papajtueshmërinë midis pajisjeve të ndryshme të instaluara të rrjetit, bën raportimin për ndërhyrjen e kryer. Tekniku i mirëmbajtjes së kompjuterëve duhet të jetë në gjendje të mirëmbajë një rrjet lokal kompjuterik dhe këtu përfshihen këto veprimtari: teston periodikisht funksionimin e duhur të rrjetit në tërësi, duke verifikuar performancën e tij përmes monitorimit të një sërë treguesish të rëndësishëm, planifikon në mënyrë efektive veprimtaritë e mirëmbajtjes, duke zvogëluar kohën, kostot dhe problemet për përdoruesit, kryen saktë dhe shpejt veprimtaritë e mirëmbajtjes së pajisjeve dhe aplikacionit të nevojshme për të siguruar në vazhdimësi funksionimin e saktë të rrjetit, ndërhyn menjëherë në rast të një gabimi, defekti ose mosfunksionimi të rrjetit për të identifikuar shkaqet dhe për të bërë riparimet ose korrigjimet e nevojshme, riparon ose zëvendëson si duhet pajisjet e rrjetit të dëmtuara ose jofunksionale, duke u ballafaquar sipas nevojës me furnizuesit dhe ndihmën teknike, përditëson ose zëvendëson pajisjet që nuk funksionojnë ose që nuk janë të përshtatshme në raport me zhvillimin teknologjik dhe nevojat e reja të përdoruesve, vlerëson së bashku me administratorin e rrjetit dhe/ose menaxherin e sistemit të informacionit modifikimet dhe përditësimet e mundshme të përbërësve të rrjetit në mënyrë që të mund të rrisin performancën dhe besueshmërinë, bën një raport mbi ndërhyrjen e kryer, u jep administratorit të rrjetit dhe përdoruesve sugjerime dhe udhëzime për përdorimin e duhur të rrjetit dhe gjithë potencialit të tij.
Njohuritë e nevojshme
Pajisjet e rrjetit dhe kabllimin e strukturuar, elementë të arkitekturës së pajisjeve dhe aplikacioneve (hardware dhe software), elementë të vizatimit teknik, elementë të informatikës, elektronikë, LAN dhe shërbimet e rrjetit, metodologjitë e testimit të aplikacioneve, rregullat për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, normativa kombëtare dhe ndërkombëtare (SSH, EN, ISO), normativa teknike për instalimin e pajisjeve elektronike, procedurat e kontrollit të cilësisë, zgjedhja e paketës së aplikacioneve dhe cikli i jetës së zbatimit, sistemet e parandalimit të sulmeve të rrjetit, sistemet e sigurisë së rrjetit, sistemet e pajisjeve (hardware).
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë kriteret e projektimit të një rrjeti për përmbajtje dixhitale. Të zbatojë kriteret e vlerësimit për pajisjet e rrjetit. Të zbatojë procedurat e instalimit dhe zgjidhjes së problemeve të pajisjeve. Të zbatojë procedurat për hartimin e raporteve teknike për ndërhyrjet e kryera. Të zbatojë metodat për të diagnostikuar funksionimin e një rrjeti. Të zbatojë procedurat për zbulimin e mosfunksionimit të pajisjeve. Të zbatojë metodat për rivendosjen në funksionim të rrjetit në raste mosfunksionimi. Të zbatojë procedurat e përditësimit, mirëmbajtjes dhe zgjidhjes së problemeve lokale të rrjetit. Të zbatojë procedurat standarde të mirëmbajtjes së aplikacioneve. Të zbatojë procedurat e konfigurimit të postës elektronike. Të zbatojë procedurat e konfigurimit, analizës dhe zgjidhjes së problemeve të shërbimeve të rrjetit. Të zbatojë procedurat e instalimit, përditësimit dhe mirëmbajtjes së sistemit operativ. Të zbatojë procedurat e instalimit, konfigurimit dhe administrimit të autorizimeve brenda një rrjeti lokal. Të zbatojë procedurat e sigurisë së rrjetit. Të zbatojë procedurat e planifikimit operativ. Të zbatojë teknikat e analizës së të dhënave statistikore. Të zbatojë teknikat e konfigurimit të sistemit të pajisjeve. Të zbatojë teknikat e zgjedhjes së paketave të aplikacioneve. Të zbatojë teknikat e testimit në fazën fillestare të një aplikacioni kompjuterik. Të zbatojë protokollet e komunikimit IP. Të përdorë pajisje për rrjetet lokale virtuale (VLAN) ose të segmentuara. Të përdorë mjete për të ndërtuar ndërfaqet e përdoruesit për internetin. Të përdorë instrumente për instalime elektrike.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Tekniku i mirëmbajtjes së kompjuterëve dhe instaluesi i rrjeteve lokale punon në ndërmarrje prodhuese të aplikacioneve ose në ndërmarrje të mesme e të mëdha, industriale dhe shërbimesh që menaxhojnë sistemet dhe rrjetet e IT-së në emër të tyre ose të palëve të treta. Në përgjithësi vepron si i punësuar por mund të punojë edhe në mënyrë të pavarur pas disa përvojash pune. Ai vepron brenda zonës së sistemeve të informacionit, në përgjithësi duke iu përgjigjur një mbikëqyrësi dhe menaxheri. Puna kryhet zakonisht gjatë ditës.

Kërkesat për hyrje në profesion

Nuk ka kufizime të posaçme. Në disa pozicione mund të nevojiten paraprakisht certifikata të dëshmisë profesionale apo të certifikata për sigurinë e informacionit.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikimi profesional i takon nivelint III të KSHK-së. Studime universitare në fushat teknike Kurse të formimit profesional me kohëzgjatje disamujore nga ofrues të njohur nga Ministria e Punës. Njohja e gjuhës angleze është e nevojshme.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Shkollat Profesionale të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit Fakultetet teknike në universitete Ofrues të licencuar/akredituar
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Kërkesa për këtë profesion është konstante.
Mundësitë për karrierë
Në këtë profesion mund të hysh si ndihmës i një personi me përvojë. Me kualifikime mund të arrihet në pozicione si drejtues grupi apo reparti.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al