Kodi Shqiptar i Profesionit
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Fjalë Kyçe
Kërkesat për hyrje në profesion
Nuk ka kufizime zyrtare për të ushtruar këtë profesion, krijuesi i faqeve të internetit duhet të ketë njohje të mirë në fushën e arteve pamore, marketingut dhe komunikimit. Shumë e rëndësishme është njohja e gjuhës angleze teknike, me qëllimin për të përdorur kontributet e huaja teknologjike dhe krijuese që duket se janë në pararojë, krahasuar me ato kombëtare.
Kualifikimet e nevojshme profesionale
Kualifikimi profesional i takon në nivelin V të KSHK-së. Shumë krijues të faqeve të internetit janë autodidaktë dhe vijnë nga formime shumë te ndryshme. Prandaj është e vështirë të përcaktohen rrugëtimet për marrjen e kualifikimeve. Ka shkolla, qendra private apo programe universitare që synojnë të formojnë “visual designer”, por shpesh ndodh që një përvojë e mirë praktike në terren shndërrohet në një pikënisje për të mësuar të fshehtat e këtij profesioni, për te mësuar punën në grup dhe për të krijuar kontaktet e duhur, që në këtë profesion kanë rëndësi themelore. Është shumë i rëndësishëm familjarizimi me parimet e grafikës kompjuterike, duhet medoemos që të njihet shumë mirë media internet, të njihet krijimi grafik i zbatuar në multimedia dhe përdorimi i grafikës kompjuterike 3D.