Drejtor hoteli
Kodi Shqiptar i Profesionit
1411.01
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Drejtues në hotele dhe restorante (ISCO 141)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Akomodimi (NACE 55)
Fjalë Kyçe
Turizëm, hoteleri, mikpritje
Përshkrim i përgjithshëm
Drejtori i hotelit është figura që qëndron në krye të biznesit të hotelerisë dhe si i tillë është përgjegjës për organizimin e menaxhimit dhe të kooordinimit të gjithë strukturës në lidhje me burimet ekonomike dhe personelin. Ai mbikëqyr të gjithë veprimtarinë e hotelit duke u kujdesur për hartimin e strategjive të ndërmarrjes, politikave financiare, menaxhimit të marketingut, si dhe të planeve të zhvillimit të ndërmarrjes. Drejtori kujdeset për të përmbushur të gjitha proceset burokratike dhe administrative që lidhen me strukturën, duke verifikuar buxhetin, kontabilitetin dhe rezultatet ekonomike të arritura. Figura e drejtorit të hotelit, përveçse merret me menaxhimin e burimeve njerëzore, shërben dhe si pikë referimi për të gjithë personelin.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Drejtori i hotelit duhet të jetë në gjendje të bëjë furnizimet e nevojshme dhe këtu përfshihen këto veprimtari: vlerëson nevojat për furnizim, përzgjedh furnizuesit dhe mallrat, bën porositë, kontrollon aspektet cilësore dhe sasiore të mallrave të porositur, organizon magazinimin e mallrave. Drejtori i hotelit duhet të jetë në gjendje të menaxhojë personelin dhe këtu përfshihen këto veprimtari: identifikon nevojën e kryerjes së detyrave të parashikuara nga personeli i posaçëm, vlerëson dhe përzgjedh personelin, organizon punën (kohën), identifikon objektivat dhe përmbajtjen e detyrave, kontrollon punën e bashkëpunëtorëve gjatë zhvillimit dhe në përfundim të saj, ndërhyn në rastet kur ndërpritet puna ose shërbimi. Drejtori i hotelit duhet të jetë në gjendje të menaxhojë veprimtaritë që lidhen me kontabilitetin, taksat dhe kontrollin e menaxhimit dhe promovimit të strukturës së hotelerisë dhe këtu përfshihen këto veprimtari: përgatit planin financiar dhe ekonomik të hotelit, organizon kontabilitetin, vlerëson dhe propozon politikat e çmimeve duke analizuar kostot e shërbimit, planifikon dhe organizon nisma për rritjen e klientelës në përgjithësi dhe krijimin e klientëve besnikë, menaxhon marrëdhëniet me operatorët turistikë, agjencitë e udhëtimit dhe organet publike vendore, monitoron planin e biznesit të ndërmarrjes.
Njohuritë e nevojshme
Pasqyrat financiare, elementë të administrimit të ndërmarrjes, elementë të lidhur me kontabilitetin e hotelit, elementë të menaxhimit të burimeve njerëzore, elementë të menaxhimit të biznesit, elementë të marketingut të turizmit, elementë të organizimit të biznesit, elementë të organizimit të punës, element të planifikimit të blerjeve, marketingun strategjik, metodat dhe instrumentet për përzgjedhjen e personelit, metodat e kryerjes së intervistave për përzgjedhjen e personelit, procedurat e menaxhimit të mallrave, procedurat e menaxhimit të personelit, procesin e blerjeve, sistemet e menaxhimit dhe organizimit të një depoje mallrash, strategjitë dhe teknikat e promovimit, instrumentat për analizën organizative.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë procedurat për kontrollin e përputhshmërisë të mallrave në blerje Të zbatojë procedurat e kontrollit të porosive Të zbatojë procedurat për menaxhimin e porosive Të zbatojë teknikat e përcaktimit të porosive për blerje Të zbatojë teknikat e menaxhimit të rrjedhës së porosive në blerje Të zbatojë teknikat për inventarin e mallrave Të zbatojë teknikat për optimizimin e planifikimit të porosive dhe shitjeve Të përdorë instrumentet informatike për menaxhimin e porosive Të zbatojë kriteret e vlerësimit të personelit Të zbatojë metodat e koordinimit të punës Të zbatojë procedurat për menaxhimin e problemeve Të zbatojë teknikat e analizës së nevoja profesionale Të zbatojë teknikat e menaxhimit të personelit Të zbatojë teknikat e monitorimit të planit të punës Të zbatojë teknikat e motivimit për burimet njerëzore Të zbatojë teknikat e planifikimit të veprimtarive Të zbatojë teknikat e planifikimit strategjik të biznesit Të përdorë mjetet për komunikimin e brendshëm Të përdorë instrumentat e koordinimit Të përdorë instrumentat për vlerësimin e burimeve njerëzore Të zbatojë metodat e verifikimit të kënaqësisë së klientëve Të zbatojë modelet e planifikimit ekonomik dhe financiar Të zbatojë procedurat e planifikimit të prodhimit/shërbimit Të zbatojë teknikat e analizës së pasqyrave financiare Të zbatojë teknikat e kontrollit të menaxhimit Të zbatojë teknikat e besnikërisë së klientit Të zbatojë teknikat e planifikimit strategjik të biznesit Të zbatojë teknikat e promovimit
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Mund të jetë punonjës i një zinxhiri hotelesh (kombëtar ose ndërkombëtar), ose të jetë në funksionin e pronarit të hotelit. Puna e drejtorit të hotelit zhvillohet si në zyrë ashtu edhe në kontakt me klientët. Funksioni i menaxhimit dhe kontrollit të ekipit nënkupton zhvendosje të shumta nëpër strukturën e hotelit. Ai vendos kontakte me agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë, organizatorët e ngjarjeve. Orari i punës është i ndryshueshëm, përfshirë punën gjatë fundjavave, mbrëmjeve dhe gjatë sezoneve turistike. Mund të jetë e nevojshme zgjatja e orarit të caktuar të punës siç kërkohet nga rolet dhe përgjegjësitë.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale në nivelin IV të KSHK-së. Për të marrë këtë rol, kërkohet përvojë e mëparshme. Përgjegjësitë e mëparshme të mbajtura në lidhje me shërbimet e hotelerisë mund të jenë hapi i parë për zhvillimin e karrierës.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Shkollat Profesionale të Hotelerisë dhe Turizmit. Ofrues të licencuar/akredituar.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Kërkesa për këtë profesion është e lartë, sidomos për njerëz me përgatitje të gjerë dhe kompetencë profesionale.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.atu.org.al; www.ata.org.al; www.shum.al; www.profesionisti.al; www.karriera.al