Internship Programme of German Business 2022
Emri i organizates
Internship Programme of German Business for the countries of the Western Balkans
Fusha Ekonomike
Biznes, Ekonomik, Financë, Inxhinieri, Shkenca Kompjuterike, Gazetari, Agrikulturë
Data Fillimit
01.07.2022
Kohëzgjatja
6 muaj
Përshkrimi i praktikës së punës
Ju do të pajiseni me: Tre deri gjashtë muaj praktikë në kompani gjermane në Gjermani. Përvojë e dorës së parë dhe njohuri profesionale në kompanitë kryesore në Gjermani. Rritje e aftësive të buta, lidhjeve ndër-kulturore dhe daljen nga zona e rehatisë. Takimin e shumë njerëzve të rinj ambicioz nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Pjesëmarrje në rrjetin alumni që është aktiv dhe gjithmonë në rritje të profesionalistëve
Aftësitë e nevojshme
Studentë në semestrin e V të studimeve ose më lartë në momentin e aplikimit, studentë master apo PhD dhe të rinj sapo-diplomuar, të cilët janë diplomuar pas datës 1 Janar 2021. Aplikantët nuk duhet të jenë më shumë se 29 vjec në momentin e aplikimit. Fokus në fushat e ekonomisë, biznesit, inxhinierisë, agrikulturë, arkitekturë dhe gazetari. Kërkohet nivel shumë i mirë anglishteje. Njohuria e gjuhës gjermane është vlerë e shtuar. Thirrja është e hapur për të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, të cilët studiojnë ose kanë studiuar në një nga këto vende.
Mënyra e aplikimit
Mënyra e aplikimit është online. Procedura e aplikimit shpjegohet këtu: https://www.djindjic-stipendienprogramm.de/applicants#applicants-application-procedure Afati i aplikimit është data 16 Nëntor 2021.
Përshkrimi i Organizatës
Programi i praktikave të Biznesit Gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor fuqizon studentët dhe të rinjtë e diplomuar për të fituar përvojë pune në kompani të rëndësishme Gjermane. Ky program është iniciuar pas vrasjes së kryeministrit të parë të Serbisë të zgjedhur në mënyrë demokratike Dr. Zoran Djindjic, si iniciativë e Shoqatës Gjermane të Biznesit Lindor (OA) dhe Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).
Me pagesë
Po
Numri i posteve
75
Adresa e Organizatës
Breite Straße 29 10178 Berlin, Germany