Trajnim me teme "Aftësitë e Zhvillimit të Karrierës për shekullin e 21-të”
Kategoria
Trajnim
Data Fillimit
17.01.2023 09:00
Data Mbarimit
19.01.2023 16:00
Adresa
Hotel Tirana International & Conference
Pershkrimi
#UNICEFAlbania, mbështetur nga @italyinalbania , si pjesë e programit #Qëndro, në bashkëpunim me @risialbania , Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, @ministriaearsimit dhe Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, @bora_muzhaqi , është duke zhvilluar trajnimin 3 ditor TOT “Aftësitë e Zhvillimit të Karrierës për shekullin e 21-të” me një nga ekspertët më të njohur në botë lidhur me Edukimin dhe Këshillimin në Karrierë Prof. Ronald Sultana. Gjatë këtij trajnimi pjesmarrësit janë duke u njohur mbi tendencat ndërkombëtare dhe kombëtare të edukimit dhe këshillimit për karrierën e më konkretisht për rolin që kanë koordinatorët e karrierës në shkolla. Disa nga reflektimet e pjesmarrësve: “Për mua me rëndësi ishte të njihja se si mund të fillojë që në shkollën 9-vjeçare Edukimi dhe Këshillimi në Karrierë”, “Tani jam më i qartë se si ta zhvilloj edukimin për punë e karrierë në shkollën time”. ”Tani jam i qartë se çfarë një koordinues karriere mund dhe nuk mund të bëjë në shkollë”.