SHKOLLA VERORE E KËSHILLIMIT TË KARRIERËS,
Kategoria
Trajnim
Data Fillimit
20.09.2021 09:00
Data Mbarimit
22.09.2021 14:00
Adresa
Hotel Mondial,Tirane Shqipëri
Numri maksimal i pjesëmarrësve
30
Pershkrimi
Studentë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë(nga të gjitha Departamentet) iu krijua mundësia të bëhen pjesë e SHKOLLËS VERORE TË KËSHILLIMIT TË KARRIERËS, të organizuar nga Zyra e Këshillimit të Karrierës e Bashkisë Tiranë në mbështetje të World Vision Albania . Kjo shkollë verore do t'i pajisë studentët me shprehi e teknika të nevojshme për të patur një dosje karriere dinjtoze, duke përfshirë CV e Letër Motivimi. Studentët do të marrin njohuri rreth tregut të punës dhe projekteve të ndryshme të Bashkisë Tiranë, si dhe do të mësojnë rreth teknikave të intervistimit dhe si të menaxhojnë situata të ndryshme tensioni apo emocioni gjatë intervistave. Këshillimi i karrierës ka një rëndësi të veçantë për vijimin e studimeve dhe orientimin e studentëve rreth perspektivave të punësimit. Suksese studentëve pjesëmarrës.