Një ditë në Universitet
Kategoria
Vizitë ne shkollë
Data Fillimit
18.05.2021 11:00
Data Mbarimit
18.05.2021 12:30
Adresa
Bulevardi Blu, Tiranë, Tiranë 1010
Pershkrimi
Sot Zyra e Këshillimit të Karrierës Bashkia Tiranë, ka vizituar ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës në kuadër të panairit të Karrieres, për të kryer një takim me klubet studentore te Fakultetit te Inxhinierise Pyjore të këtij institucioni. Në këtë takim u prezantuan shërbimet e zyrës së karrierës dhe si kjo zyrë mund t’ju vijë në ndihmë të rinjve e të rejave. Ndër të tjera studentët u njohën me shërbimet që ofron Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale në Bashkinë Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ajo e Pastrimit dhe Gjelbërimit, Drejtoria Teknike dhe Transportit, Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike si dhe me projektet që Bashkia Tiranë ka për praktikat e punës nga të cilat këta të rinj mund të përfitojnë.