Një Ditë në Universitet
Kategoria
Vizitë në Universitet
Data Fillimit
18.02.2021 11:00
Data Mbarimit
18.02.2021 12:00
Adresa
Universiteti Barleti, Rr Sami Frashëri nr 41 përballë me Digën e Liqenit, Tiranë
Pershkrimi
Zyra e Këshillimit të Karrierës Bashkia Tiranë, do të vizitojë ambientet e Universitetit Barleti, për të kryer një takim me Barleti Training and Testing Center dhe klubet studentore, të këtij institucioni. Në këtë takim do të prezantohen shërbimet e zyrës së karrierës dhe si kjo zyrë mund t’ju vijë në ndihmë të rinjve e të rejave. Do të ketë prezantim rreth Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimit të Qytetit te Bashkisë Tiranë, si dhe projekteve që Bashkia Tiranë ka për praktikat e punës nga të cilat këta të rinj mund të përfitojnë.